Rashiq për institucionet paralele serbe të arsimit e shëndetësisë: T’i respektojnë ligjet e Kosovës

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq paralajmëron se edhe në institucionet paralele serbe të arsimit dhe ato të shëndetësisë duhet të funksionojnë në kuadër të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës. Ani se mohon se mund të ketë ndërhyrje me polici në to, thotë se të njëjtat duhet t’i respektojnë ligjet e vendit. Në një intervistë për Dukagjinin, Rashiq ka folur edhe për mundësinë e kthimit të policëve, prokurorëve e gjykatësve serb që u dorëhoqën nga institucionet

Kur dhanë dorëheqje, u duartrokiten.           

Por, tash këta zyrtarë policorë serb dëshirojnë të kthehen në pozitat që kanë lëshuar, dhe këtë po e kërkon Beogradi zyrtar, kërkesë që u përkrah nga Bashkimi Europian.

Për ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla epoka e tyre në këtë institucion të sigurisë në Kosovë ka përfunduar.

Pak e shumë kështu thotë edhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq që sipas tij në kohën kur policët u urdhëruan të japin dorëheqjen, u detyruan që t’i nënshkruajnë ato, që e bënë të pamundur kthimin e tyre.

“Sikurse janë policët  në këtë rast konsideroj që është shumë vështirë që të ndodh një gjë e tillë, kërkush nuk i parandalon  sikurse rastet që kemi tash që kemi pasur deri tash 3 konkurse, rezultati nuk ka qenë shumë ashtu siç e kemi pritë megjithatë për çdo konkurse kemi pas 60 deri në 70-të”, ka thënë Nenad Rashiq, Ministër për Komunitete dhe Kthim.

Në këto konkurse mund të aplikojnë edhe ata që kanë dhënë dorëheqje, por që janë deri në moshën 30 vjeç dhe nuk kanë të kaluar kriminale.

Rashiq thotë se nuk ka informacione nëse persona të tilla kanë aplikuar, veçse ai kërkon që nëse ka ndonjë mundësi ligjore, aplikimi t’u mundësohet personave të paktën deri në 40 vjeç.

Sipas tij, situata nuk qëndron ashtu tek prokurorët dhe gjykatësit që kërkon nga institucionet e Kosovës të gjejnë një zgjidhje, pasi që ka hapësira ligjore.

“Së pari nuk kanë dhënë dorëheqje me shkrim, dhe e dyta e dimë që në atë fushë, është një situatë sensitive sepse ju nuk mund të prodhoni një kuadër i tillë i cili  tre, katër, pesë apo 10 vjet që të  formohet”, është shprehur Rashiq.

Ministri Rashiq ka folur edhe për sistemin shëndetësor e arsimor paralel serb. Ani se mohon që nënkupton që do të ketë ndërhyrje me polici në to, thotë se të njëjtat duhet të funksionojnë në kuadër të sistemit të Kosovës.

“Ka në secilin marrëveshje mos gabofsha, është e shkruar që duhet të jetë në kuadër të kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, prandaj është normale që edhe në këtë institucion, qyshdo qoftë që të quhet, do të ketë rolin brenda institucioneve në Kosovës” tha Rashiq.

Ministri për Komunitete dhe Kthim, thotë se Serbia ende po vazhdon të bëjë presion mbi qytetarët serb të Kosovës në tërë territorin e saj.

Sipas ministrit, nga frika kanë refuzuar ndihma dhe projekte që ofron Ministria për Komunitete dhe ka raste që edhe pasi i kanë pranuar ndihmat janë detyruar t’i kthejnë shkaku i presionit nga strukturat e Serbisë.

Shija e redaktorit

Pamje fantastike nga lëvizja e forcave rezervë të Mbretërisë së...

Shtabi i Përhershëm i Përbashkët i Mbretërisë së Bashkuar përmes kanalit zyrtar në rrjetin social X, ka shpërndarë fotografi të lëvizjeve të forcave rezervë...

Shtëpia botuese “Dukagjini” do të shpërblejë fëmijët me dhurata përmes...

Panairi i Librit për Fëmijë do të mbahet më datë 2-6 tetor, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se...

Kosova renditet e 12-ta në botë për sigurinë e qytetarëve...

Kosova është renditur në vendin e 12-të për ndjenjën e sigurisë gjatë ecjes vetëm natën, sipas një studimi të Gallup-it për vitin 2023. 87% e...

Të fundit nga rubrika