Halimi: Trashëgimia kulturore është burim i përhershëm i frymëzimit për të ardhmen

Drejtoresha e Kulturës në Prishtinë, Sibel Halimi ka njoftuar se së bashku me drejtorin e shoqatës ‘Guideks’ dhe me të rinjët e të rejat e kryeqytetit kanë vizituar objektet ikonike të trashëgimisë kulturore.

Halimi përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se trashëgimia kulturore nuk është thjeshtë një kujtim i së kaluarës por burim i frymëzimit për të ardhmen.

“Së bashku me të rinjtë dhe të rejat e Kryeqytetit si dhe me Muamer Sivrikoz, drejtorin e shoqatës GUIDEKS vizituam disa prej objekteve ikonike të kryeqytetit tonë. Këto objekte, të pasura me histori dhe kulturë, na kujtuan se sa e rëndësishme është të ruajmë dhe promovojmë trashëgiminë tonë për brezat e ardhshëm.Trashëgimia kulturore nuk është thjesht një kujtim i së kaluarës, por një burim i përhershëm frymëzimi për të ardhmen. Ndaj, bashkëbisedimi me të rinjtë na kujtoi edhe njëherë rëndësinë e edukimit të të rinjëve lidhur me vlerat e trashëgimisë tonë kulturore”, shkroi Halimi.

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika