Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës [PDK[, Ardian Kastrati ka bërë përmbledhje të punës së tij katër vjeçare si anëtar i Komisionit të Arsimit në Kuvendin e Kosovës.
Kastrati përmes një “video-mesazhi” të postuar në rrjetin social “Facebook” ka thënë se si anëtar i Komisionit ka punuar për përkrahjen e grevës së punëtorëve të arsimit. Teksa ka shtuar se ai ka kundërshtuar edhe propozimin e ndërrimit të emrit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
“Më kanë paditur për fjalën time në foltoren e Kuvendit të Kosovës. Këta këtu kanë treguar se sa të pa dije dhe sa të poshtër janë. Pasi që më ligj dhe me kushtetutë, deputetët kanë imunitet funksional në foltorën e Kuvendit të Kosovë.s Dhe aty unë nuk kam folur palidhje. Por kam ngritur tema për subvencionime të teksteve shkollore. Si k amundësi që para se me ardh Nagavci janë përdorur 4-5 milionë euro janë përdorur për shpërndarje të teksteve shkollore, e kur erdhi kjo, u rrit në 11 milionë euro. Kjo është bëbr kaos për nxënës dhe prindër. Për këtë jam paditur dhe më kërkojnë 30 mijë euro. Jo jo 30 shtapiqa nuk i japim për këtë punë”, vijoi Kastrati.
Ai ka kritikuar pushtetin aktual duke thënë se Vetëvendosja ka përdorur metoda të ndryshme për “ndalimin” e veprimeve të tij.
“Gjatë mandatit tim katër vjecar si deputet. Pushteti i kriminalizuar i Vetëvendosjes është munduar qe me metoda nga më të ndryshme e shpeshherë e atyre që ngjasojnë me kohën e Millosheviqit. Do tentoi që të më stepoi mua qe unë të mos kryej rolin tim si deputet. Ashtu sic jam i mandatuar, pra në mbrojtje të interesit publik.Janë përdorur metoda të ndryshme bandateske, organizime të fyerjeve masive të rrjeteve sociale, deri tek kërcënimet dhe fushatat kinse për fyerje të Vjosa Osmanit në Universitet, e kinse për plagjiarizëm. Kur e ka pa që gjitha këto fushata hyjnë në këtë vesh, dhe dalin në tjetrin dhe nuk më bëjnë përshtypje fare. Garant iu ka kallxu Albini, sepse ai më njeh mirë ë fushata më të ndershme kam përjetuar në kohën e Millosheviqit e këto nuk ti bëjë hesap. Situata ka ndryshuar”, ka vijuar Kastrati.