Gërvalla: Zbardhja e vrasjes së vëllezërve Bytyqi mbetet plagë e hapur për Kosovën

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Shwartz ka thënë se zbardhja e vrasjes së Agron, Mehmet dhe Ylli Bytyqi  dhe dhënia e dënimit për përgjegjësitë mbetet plagë e hapur e Kosovës dhe SHBA-ve.

Gërvalla përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se bashkë me kryeministrin Kurti kanë nderuar sakrificën e vëllezërve Bytyqi për lirinë e vendit.

“Vëllezërit Bytyqi në Nju Jork janë dëshmi e fuqishme dhe kujtesë e përhershme e kontributit të pashembullt të mërgatës sonë për çlirimin e Kosovës dhe e krimeve të pandëshkuara të Serbisë. Bashkë me Kryeministrin Kurti, nderuam sakrificën e jashtëzakonshme të vëllezërve Agron, Mehmet dhe Ylli Bytyqi, shtetas amerikanë dhe djem të Kosovës që dhanë jetën për lirinë e Kosovës”, shkroi Gërvalla.

“25 vite kanë kaluar por zbardhja e këtij krimi dhe dhënia e dënimit të merituar për përgjegjësit mbetet një plagë e hapur për Kosovën dhe Amerikën”, ka shkruar Gërvalla.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika