Kurti në New York: Lufta për drejtësi për vëllezërit Bytyqi vazhdon e pandërprerë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës në New York bëri homazhe për vëllezërit Bytyqi, duke theksuar se lufta për drejtësi për ta vazhdon, pavarësisht mungesës së veprimit nga autoritetet serbe

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në New York ka bërë homazhe tek varrezat ku prehen eshtrat e vëllezërve, Agron, Mehmet dhe Yll Bytyqi.

Ata ishin vrarë nga forcat serbe në korrik të vitit 1999-të pas përfundimit të luftës dhe çlirimit të Kosovës.

Trupat e tyre të pajetë, u gjetën dy vjet më vonë në Serbi në Petrovo Sellë, afër objektit të trajnimit të policisë.

Lidhur me këtë krim makabër, Kurti ka theksuar se pavarësisht kërkesës së vazhdueshme nga familja, Kongresi, Departamenti i Shtetit dhe Departamenti i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës drejtuar Serbisë, për të kryer hetime dhe arrestuar e mbajtur përgjegjës autorët, kjo nuk ndodhi.

“Jeta e Agronit, Mehmetit dhe Yll Bytyqit u shkurtua tragjikisht. Por më shumë se një çerek shekulli më vonë, lufta për drejtësi vazhdon e pandërprerë dhe respekti ynë për sakrificën e tyre përfundimtare nuk do të vdes kurrë”, ka theksuar Kurti.

Shija e redaktorit

Pamje fantastike nga lëvizja e forcave rezervë të Mbretërisë së...

Shtabi i Përhershëm i Përbashkët i Mbretërisë së Bashkuar përmes kanalit zyrtar në rrjetin social X, ka shpërndarë fotografi të lëvizjeve të forcave rezervë...

Shtëpia botuese “Dukagjini” do të shpërblejë fëmijët me dhurata përmes...

Panairi i Librit për Fëmijë do të mbahet më datë 2-6 tetor, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se...

Kosova renditet e 12-ta në botë për sigurinë e qytetarëve...

Kosova është renditur në vendin e 12-të për ndjenjën e sigurisë gjatë ecjes vetëm natën, sipas një studimi të Gallup-it për vitin 2023. 87% e...

Të fundit nga rubrika