Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, ky është rendi i ditës

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar mbledhjen e radhës të Kryesisë, e cila do të zhvillohet sot

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar mbledhjen e radhës së Kryesisë së Kuvendit, e cila do të mbahet të hënën, duke filluar nga ora 11:00.

Kjo mbledhje do të përfshijë miratimin e procesverbalit të mbledhjes së kaluar dhe procedimin e tri propozim-amendamenteve kushtetuese (nr. 28, 29 dhe 30).

Agjenda gjithashtu përfshin një sërë pikash të papërfunduara nga seanca plenare e 8 shkurtit të këtij viti, përfshirë votimin për emërimin e tre anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë dhe zgjedhjen e një kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Ndër pikat e tjera, do të diskutohet zgjedhja e Komisionerit Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe shqyrtimi i disa projektligjeve të rëndësishme në leximin e dytë, si ai për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor, metrologji dhe rregullat e trafikut rrugor.

Në rendin e ditës për seancën plenare të radhës, përveç votimit të një numri të madh të projektligjeve që përfshijnë ratifikime të marrëveshjeve ndërkombëtare, pritet edhe votimi për themelimin e dy komisioneve hetimore parlamentare. Njëri do të hetojë marrëdhëniet e punës në Shërbimin e Jashtëm dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ndërsa tjetri do të fokusohet në incidentet në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe rastin e Astrit Deharit.

Rendi i ditës:

Kryesia

Mbledhja e Kryesisë

Rendi i ditës

I. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 28 mars 2024:

1. Votimi për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për procedurat e prokurimeve të negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë, në ministri dhe në ndërmarrje publike qendrore.

III. Seanca plenare e shtyrë nga data e paraparë që të mbahet më 24 maj 2024:

1. Shqyrtimi i Projekt-Rezolutës për tre vjet qeverisje.

IV. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 12 dhe 26 shtator 2024:

5. Votimi për emërimi i shtatë (7) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore,
6. Votimi i Projektligjit nr.08/L-309 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit, për programin e parë për “Financimin e  politikave zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër”, në mes të Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,
7. Votimi i Projektligjit nr.08/L-313 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe organizatat e grupit të Bankës Botërore,
8. Votimi i Projektligjit nr.08/L-314 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë mes të Republikës së Kosovës  dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin Energjia diellore fotovoltaike në KEK – Porta Globale,
9. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,
10. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-294 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-197 për Zyrtarët Publikë,
11. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-287 për Këshillin e Sigurisë të Republikës së Kosovës,
12. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-275 për rrugët,
13. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-290 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-013 për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës,
14. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-266 për gjendjen civile,
15. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-300 për provimin e maturës shtetërore,
16. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-306 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-132 për automjete,
17. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-311 për menaxhimin e resurseve ujore,
18. Shqyrtimi i Programit Kombëtar për Integrim Evropian 2024-2028,
19. Votimi i Projekt-rezolutës për adresimin e gjetjeve të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit-DASH,
20. Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
21. Shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së emigrimit të qytetarëve nga Republika e Kosovës,
22. Shqyrtimi Projekt-Rezolutës për tërheqjen e tri (3) projektligjeve nga shqyrtimi në Kuvend,
23. Shqyrtimi i Projekt-Rezolutës për arratisjen e personave të dënuar – degradimi i institucioneve të sigurisë,
24. Shqyrtimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.05/L-090 për sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.06/L-116,
25. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për vlerësimin e punës së Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2022,
26. Shqyrtimi i Raportit të Performancës së ndërmarrjeve publike për vitin 2022,
27. Raportimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për progresin mbi zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe reflektimin e Agjendës Transformuese të Kosovës në buxhet dhe politika qeveritare,
28. Themelimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, prej tyre, një nga komuniteti shqiptar dhe një nga komuniteti serb.

V. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:

1.    Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2.    Pyetjet parlamentare,
3.    Emërimi i anëtarit në Këshillin Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, nga radhët e studentëve,
4.    Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-317 për aderim në “Konventën për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve të huaja në çështje civile apo tregtare”,
5.    Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-318 për aderim në “Konventën për marrjen e provave jashtë vendit në çështje civile apo tregtare”,
6.    Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-319 për aderim në “Konventën për zgjedhjen e marrëveshjeve gjyqësore”,
7.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-288 për mbrojtjen e konsumatorit,
8.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-295 për kripto-asetet,
9.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-312 për ndalimin e përdorimit të pijeve energjike për personat e moshës nën tetëmbëdhjetë (18) vjeç,
10.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-315 për banim social dhe të përballueshëm,
11.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-320 për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor,
12.    Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës, për vitin 2023,
13.    Shqyrtimi i raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Kodit nr.06/L-006 të Drejtësisë për të Mitur,
14.    Shqyrtimi i raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.05/L-049 për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.08/L-034,
15.    Themelimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre (3) anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar,
16.    Votimi për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi përgjegjësitë ekzekutive të Ministrisë së Drejtësisë në raport me zjarret e dyshimta në Institutin e Mjekësisë Ligjore, zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit dhe çdo veprimi e mosveprimi të kësaj ministrie që ka cenuar pavarësinë dhe përgjegjësitë ligjore të këtij instituti,
17.    Themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e përllogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit, si dhe mënyrën dhe bazën e shlyerjes së borxheve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

VI. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika