Ekspertët e sigurisë nga Mitrovica, Arben Dashevci së bashku me Besnik Xhakën do të botojnë librin me titull “Taktika kriminalistike”.
Libri “Taktika kriminalistike” bën fjalë për taktikat e marrjes në pyetje. Dashevci ka përfunduar dy programe master, një në Integrime Evropiane dhe tjetri në Drejtësi Penale.
Ai ka marrë disa çertifikime nga organizata ndërkombëtare dhe institucione të BE-së, për angazhimin e tij në fushën e drejtësisë dhe sigurisë.
Ndërkaq Xhaka ka përfunduar masterin në dy drejtime: Shkencat e Sigurisë dhe Juridiko – Penale. Besnik Xhakën e bën të veçantë angazhimi i tij i pandërprerë në kërkimin shkencor në fushën e kriminalistikës dhe sigurisë.
Dashevci mes tjerash është prej kontributdhënësve të njohur në fushën e sigurisë edhe përmes paraqitjeve mediale.
Përndryshe “Taktika kriminalistike”, është botimi i dytë i Dashevcit në aspektin e kriminalistikës dhe çështjes së sigurisë