Konjufca pranon peticionin e SBAShK-ut për ndryshimin e Ligjit për skemat pensionale

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) dhe pranoi nismën legjislative për ndryshimin e Ligjit për skemat pensionale 

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka zhvilluar një takim me Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK).

Gjatë këtij takimi, Konjufca pranoi nismën legjislative të nënshkruar nga qytetarët, e cila ka si qëllim ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti.

“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës. Në bazë të Ligjit për nisma legjislative, kryetari Konjufca pranoi në mënyrë solemne nismën legjislative të nënshkruar nga qytetarë, me propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti, të dorëzuar nga përfaqësues të sindikatës SBAShK, thuhet në njoftim.
Gjatë së hënës, SBAShK-u ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës një peticion të nënshkruar nga 20,606 qytetarë, duke kërkuar ndryshimin e Ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, shprehu besimin se ndryshimet e propozuara do të miratohen në Parlament, pasi ka marrë mbështetje nga grupet parlamentare, si nga shumica, ashtu edhe nga opozita.
“Pjesë e këtij projektligjit tonë është që edhe Qeveria dhe Parlamenti t’i njohin edhe vitet 2000, 2001 e deri në korrikun e vitit 2002 si kontribut-dhënës, pra deri në momentin kur filloi së funksionuari Trusti Pensional”, ka thënë ai.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika