Zv.Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore të Pejës, Ersan Qavolli ka deklaruar se në rastin që njihej si “Podrimqaku” për fajde, i gjithë dëmi i shkaktuar ndaj viktimës i është kompensuar rreth 50-60 mijë euro.
Qavolli këto deklarime i bëri të ditur tek emisioni “Five” të Televizionit Dukagjini teksa ka shtuar se
“Rasti Podrimçaku ka përfunduar. Aktgjykimi është formë e prerë. Rreth gjashtë vite burgim. Dëmi mund të jetë 50-60 mijë euro. E mira është kompenzimi I viktimës”, vijoi Qavolli.
Sipas Qavollit, si çelës i suksesit për fajdexhinjtë është viktima t’i besojë prokurorit lidhur me zhvillimet e çdo hapi të hetimit.
“Trajtimi tek fajdet, çelësi i suksesit është viktima. Ne kemi nevojë që viktimën ta monitorojmë dhe vëzhgojmë bisedat me të pandehurin. Ai duhet të i besojë prokurorit të rastit”, shtoi ai.
Qavolli theksoi se fajdeja paraqet “dukuri tejet shqetësuese përpos që rrezikon ekonominë e shtetit por edhe tek viktimat.”
Ai përmendi edhe arrestimin e 30 personave si “fajdexhi” dhe sekuestrimin e mbi 5 milionë eurove, tek rasti i emërtuar si “Mekaniku”.
“ Tek rasti Mekaniku, janë arrestuar 30 fajdexhinj. Përpos arrestimit, është sekuestruar edhe një pasurio mbi 5 milionë euro. Rast I fuqishëm”, shtoi ai.