“Kosova Innovation Hub” hapë dyert në Vitomericë të Pejës

Në Vitomericë të Pejës është hapur “Kosova InnovationHub” që është identiteti i ri për Qendrën e Inovacionit në Vitomericë që do të ju shërbejë të rinjve mbi 15 vjeç që të edukohen dhe fuqizohen në fushën e Teknologjisë së Informacionit.

Tashmë të rinjtë e moshës mbi 15 vjeçare që u takojnë të gjitha komuniteteve do të kenë një strehë ku mund të edukohen dhe fuqizohen në Teknologjinë e Informacionit.

Kosova Innovation Hub është identiteti më i ri për qendrën e inovacionit në Vitomericë të Pejës.

Një hapësirë e tillë u mundësua falë Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe hapjen e kësaj qendre e bëri ambasadori i Ambasadës Amerikane në Kosovë, JeffreyM.Hovenier.

“Me kurset që do të organizohen si dhe aktivitetet që do të organizohen në këtë qendër të inovacionet ju do të keni mundësi të shihni njerëz të cilët do të kenë mundësi për të menduar në mënyrë kritike, njerëz që zgjidhin problem, vizionar të cilët janë të gatsheëm të përballen me sfidat e kohës sonë,” tha ambasadori i Ambasadë s amerikane në Kosovë JeffreyM.Hovenier.

Një mirënjohje të thellë për hapjen e qendrës inovative HUB shprehu i pari komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri. Ai thotë se falënderimet më të mëdha janë për lokacionin e zgjedhur kur jetojnë komunitete të ndryshme.

“Ju falënderojë në emër të banorëve të Vitomericës dhe komunitetit që këtu jeton i cili është i larmishëm për mundësitë që të rinjtë e këtij regjioni të mësojnë teknologji të reja dhe të krijojnë shkathtësi të cilat do të ju duhen në të ardhmen për një jetë më të mirë,” tha Muhaxheri.

Ndërsa, Fjolla Qavolli, menaxhere e projektit u shpreh se përmes trajnimeve të rinjve do të mundësohet ekspozimi i ideve të tyre nëbiznese të ndryshme.

“Qendra ka me synu edhe krijimin e bashkpunimëve të ndryshme “Be to Be”, të cilat do të mundësojnë që START-UP e reja që qelen në qendër me pas mundësi me u ekspozu ndaj biznesve të cilat janë më të mëdhaja edhe munden me i shit shërbimet apo edhe e tyre që krijohen brenda Kosovës,” tha Qavolli.

Veçantia e qendrës “HUB” është se gratë e komuniteteve joshumicëdo të kenë përparësi në trajnimet dhe projektit që ofrohen.

Shija e redaktorit

Edi Rama merr dhuratë nga Rexhep Selimi: Ma përcolli sot...

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka marrë dhuratë një pikturë me përkrenaren e Skënderbeut nga Rexhep Selimi. Në një postim në rrjetet sociale<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fposts%2Fpfbid02PQ6a5X5tJPRH6vFVLUxs9rQnDsKmcvppdUZMx7anrnr2hL4B3rkAacb8eHe9So3el&show_text=true&width=500"...

Mbledhja e përbashkët e dy kuvendeve, Kosovë – Shqipëri mbyll...

Mbledhja e përbashkët e parlamenteve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë i ka përmbyllur sot punimet e saja të cilat i zhvilloi...

Osmani: Shqipëria dhe Kosova, dy pjesë të pandashme të një...

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se Kosova dhe Shqipëria janë dy shtete të pandashme që janë pjesë e një kombi të madh. Ajo...

Të fundit nga rubrika