Rutte merr udhëheqjen e NATO-s, e shpall Ukrainën prioritet kryesor

Mark Rutte, i sapoemëruar si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, shpalli Ukrainën si prioritet kryesor të mandatit të tij, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes për këtë vend në kontekstin e sigurisë evropiane

Mark Rutte, ish-kryeministër i Holandës, është emëruar Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s, duke zëvendësuar Jens Stoltenberg, i cili udhëhoqi Aleancën për një dekadë.

Në deklaratën e tij të parë si lider i ri, Rutte shpalli Ukrainën si prioritetin kryesor të mandatit të tij, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes për këtë vend në përballje me sfidat e vazhdueshme.

Rutte merr postin e shefit të NATO-s me detyrën që ta mbajë bashkë aleancën, teksa lufta në Ukrainë është në një moment kritik dhe zgjedhjet e rëndësishme presidenciale amerikane po afrohen.

Stoltenberg ka qenë në krye të aleancës gjatë një dekade turbulente, që mbi të gjitha është shënuar me pushtimin e Ukrainës të nisur nga Rusia më 2022.

Zyrtarët e NATO-s dhe diplomatët presin që Rutte të vazhdojë prioritetet e Stoltenbergut për aleancën që përbëhet nga 32 anëtarë: të vazhdojë mbështetjen për Ukrainën, të shtyjë shtetet anëtare që të shpenzojnë më shumë në mbrojtje dhe të mbajë Shtetet e Bashkuara të angazhuara në sigurinë evropiane.

Por, ka pasiguri edhe sa i përket luftës në Ukrainë dhe të mbështetjes në të ardhmen të SHBA-së për NATO-n dhe Kievin, pasi Donald Trump – skeptik i NATO-s – është në garë të ngushtë zgjedhore me nënpresidenten amerikane, Kamala Harris.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika