Mes miqësisë dhe sanksioneve: Dimitrievski hap dyert për ambasadorin rus

Pas shkurtit të vitit 2022, pothuajse të gjithë politikanët refuzuan të takohen me përfaqësuesit e Ambasadës së Federatës Ruse në Shkup. Ky izolim ishte në përputhje me të gjithë botën perëndimore, e cila kishte vendosur sanksione kundër Moskës si një shtet i pavarur dhe sovran për shkak të pushtimit brutal të Ukrainës.

Megjithatë, këto sanksione nuk vlejnë për Maksim Dimitrievski, kryetar i komunës sëKumanovës dhe kryetar i lëvizjes ZNAM. Që nga qershori i këtij viti, partia e tij ka qenë pjesë e koalicionit qeverisës të udhëhequr nga kryeministri Hristijan Mickoski, VMRO-DPMNE, i cili ka dy ministri të rëndësishme: Administratës dhe Drejtësisë.

Dimitrievski përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka njoftuar se ambasadori rus në Maqedoninë e Veriut, Sergei Aleksandrovich Bazdnikin, ka vizituar komunën të premten.

Dimitrievski ka postuar në Facebook një fotografi nga takimi me Bazdnikin, në të cilën ka shkruar: “Sot ambasadori i Federatës Ruse, Shkëlqesia e tij Sergej Aleksandrovich Bazdnikin. Gjatë takimit diskutuam për disa çështje aktuale, me fokus mësimin e gjuhës ruse në shkollat fillore dhe të mesme në Kumanovë”.

Ndonëse komuna nuk ka kompetencë të vendos se cila gjuhë e huaj mund të mësohet në shkolla, vlerësohet se Dimitrievski si partner në koalicionin qeverisës mund të ndikojë në Ministrinë e Arsimit që ta kryejë këtë punë.

Sipas statistikave zyrtare, vetëm 69 nxënës të shkollave të mesme aktualisht po mësojnë rusisht në Maqedoninë e Veriut, që është një rënie në krahasim me vitin 2019, kur 225 nxënës e mësonin gjuhën.

Megjithatë, takimi ka ngjallur debate të ashpra në opinionin publik, veçanërisht në atë shqiptar.

“Me VLEN-in në qeveri dhe me këshillat lokale të VLEN-it në komunën e Kumanovës, nxënësit tanë ndoshta do ta mësojnë gjuhën ruse në shkolla nga dëshirat e çmendura të Dimitrieveskit”, thuhet në reagimin me shkrim të BDI-së në opozitë.

Koalicioni qeverisës VLEN në Kumanovë i është përgjigjur akuzave duke sqaruar se “programet për lëndët në shkollat fillore dhe të mesme miratohen nga ministri i Arsimit mepropozim të Zyrës për Zhvillim të Arsimit”.

Duket se ambasadori rus në Shkup, Bazdnikin, ka qenë mysafir i shpeshtë në komunën e Kumanovës, ku në qendër të diskutimeve është arsimimi në gjuhën ruse dhe promovimi i letërsisë dhe kulturës ruse . Në maj të vitit 2019 u mbajt një takim, siç u njoftua publikisht nga

Komuna e Kumanovës, në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare “Rusi – Maqedonia e Veriut:Gjuha, Historia, Kultura, Arsimi”. Me këtë rast komunën e vizituan nxënësdhe profesorë të gjimnazit të Shën Petërburgut, të cilëtnë kuadër të konferencës bashkëpunuan me gjimnazin “Goce Dellçev” nga Kumanova.

Takimi i radhës i publikuar mes Dimitrievskit dhe Bazdnikin u zhvillua vetëm pak ditë para fillimit të agresionit rus në Ukrainë – më 2 shkurt 2022. Gjatë kësaj vizite në Kumanovë, ambasadori rus shoqërohej nga Vladimir Khrisanfov, këshilltar për çështje ekonomike dhe biznesi, tregtim ne ambasade. Zyrtarisht u njoftua se në takim , përveç Dimitrievskit, ishin edhe mësimdhënësit rusë dhe drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme komunale ku ligjërojnë mësimdhënësit .

Si në vitin 2019, edhe në këtë takim u theksua nevoja për bashkëpunim duke përdorur shembullin e shkollës së mesme “Goce Dellçev” nga Kumanova dhe gjimnazit nga Shën Petërburgu.

“Rusët dhe maqedonasit ndajnë vlera të përbashkëta, duke përfshirë traditat e luftës antifashiste. Është shumë bukur që Dita e Çlirimit të qytetit festohet në Kumanovë çdo vit më 11 Nëntor.”

“Është nder dhe privilegj i madh për ne që të marrim pjesë në ceremoninë solemne – me vendosjen e luleve u bëjmë homazhe heronjve të rënë”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Ambasada Ruse në Shkup menjëherë pas takimit.

“Jemi të kënaqur me mbështetjen e konsiderueshme që komuna e Kumanovës ofron për mësimin e gjuhës ruse në shkolla – më shumë se kudo tjetër në vend”. Falënderojmë administratën e komunës dhe personalisht z. Maksim Dimitrievski që i kushtuan vëmendje kësaj çështjeje.”

Dimitrievski dënoi sulmin terrorist në Moskë në mars, por nuk ka bërë të njëjtën gjë në lidhje me agresionin rus në Ukrainë. Kryetar i bashkisë ai u zgjodh në vitin 2017 dhe 2021 me mbështetjen e votuesve shqiptarë. Shqiptarët etnikë përbëjnë rreth një të tretën e popullsisë në Kumanovë, ndërsa Dimitrievski u zgjodh si i pavarur në mandatin e fundit. Disa muaj para zgjedhjeve të fundit parlamentare në qershor të këtij viti, Dimitrievski themeloi lëvizjen ZNAM, me të cilën fitoi gjashtë deputetë. Ai tashmë është pjesë e qeverisë, ku njihet për qëndrimet e tij kundër partive shqiptare brenda qeverisë, të cilat kanë bashkuar forcat në koalicionin parazgjedhor VLEN. /Geopost

Të fundit nga rubrika