Rrahmani e Korenica zyrtarizojnë largimin nga VV-ja

Deputetët Eman Rrahmani dhe Visar Korenica tashmë zyrtarisht janë larguar nga Lëvizja Vetëvendosje

Deputetët Eman Rrahmani dhe Visar Korenica kanë njoftuar se nuk do të jenë më pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, duke iu bashkuar koalicionit Lista për Familjen, të Aleancës Kosova e Re dhe Partisë së Drejtësisë.

Në një konferencë për media, Rrahmani ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e treguar ndaj tyre dhe theksoi se, përkundër largimit, ata do të vazhdojnë misionin e tyre për mbrojtjen e familjes.

“Ne jemi mirënjohës për besimin e treguar ndaj nesh. Sot po ua bëjmë me dije që ne nuk kemi hequr dorë nga misioni por jemi bashkuar në një listë për familjen”, ka deklaruar Rrahmani.

Ai ka potencuar e gjatë tre viteve të fundit, ata kanë arritur të ndalin shumë iniciativa që kanë cenuar familjen.

Rrahmani ka theksuar se ata janë bashkuar në një koalicion mbipartiak, duke e quajtur këtë për një përgjegjësi të madhe në jetë.

Ai përmendi mbështetje nga Partia e Drejtësisë, e udhëhequr nga doktor Ferid Agani, si një nga faktorët kryesorë që e kanë ndihmuar në këtë kauzë.

“Projektin tonë ia propozuam Behgjet Pacolit, i cili me shumë dëshirë e vullnet ju bashkua kësaj kauze”, ka shtuar ai.

Ai gjithashtu ka theksuar se do të angazhohen kundër Kodit Civil që cenon familjen, duke përmendur se gjatë këtyre tri viteve kanë ndaluar iniciativa të papranueshme.

“Këto ligje kanë qenë të papranueshme dhe ndaj shteteve evropiane. Kauza do të jetë në mbrojtje të familjes, dhe u bëjmë thirrje që të na bashkohen edhe personalitete tjera shkencore që kanë histori suksesi në jetën e tyre,” ka deklaruar ai.

Korenica dhe Rrahmani lënë VV-në, pritet t’i bashkohen Listës për Familjen

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” vjen me ofertë deri në 50 %...

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë po vjen me edicionin e dytë me radhë, andaj një festë e madhe po përgatitet për të...

Osmani: Protesta e 1 Tetorit ndryshoi rrjedhën e historisë dhe...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se protesta e 1 Tetorit 1997 ishte moment kyç në historinë e lëvizjes së rezistencës në Kosovë. Osmani...

Rutte merr udhëheqjen e NATO-s, e shpall Ukrainën prioritet kryesor

Mark Rutte, ish-kryeministër i Holandës, është emëruar Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s, duke zëvendësuar Jens Stoltenberg, i cili udhëhoqi Aleancën për një...

Të fundit nga rubrika