Maqedonci ftohet për raportim, deputetët duan sqarime për ushqimin e largimet në FSK

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci do të raportojë në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. Ministri është ftuar në Komisionin me propozim të deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Anton Quni.

Sipas Qunit, Maqedonci duhet të raportojë para deputetëve për shërbimet e ushqimit dhe largimin e ushtarëve të FSK-së.

“Kemi parë lajmet në media që kohën e fundit ngritën disa shqetësime. Kam pasur kërkesa për shërbimet e FSK-së me ushqim. E kam konsideruar që është e pandershme me u deklaruar pa pasur informata zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes”.

“Po ashtu çështja e fundit është largimi i FSK-së, kërkoj që të jeni sa më korrekt dhe të mospolitizuar këtë çështje. Të diskutohen këto çështje të shohim sa janë të vërteta, nëse janë ku qëndron problemi. Mundemi të vijmë në një epilog të përbashkët edhe të shohim ku është problemi që pjesëtarët e FSK-së po largohen nga FSK-ja”, Quni.

Deputeti i VV-së, Enver Dugolli u pajtua me propozimin e Qunit, raporton EO.

“Pajtohem me këtë diskutim, me mënyra e qasjes profesionale dhe pajtohem ta kemi ministrit në takim. Pajtoj që sa më shpejt që ka mundësi ai të bashkëbisedojë dhe të raportoj të gjitha shqetësimet”, Dugolli.

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha ka propozuar që të intervistohet edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.Komisioni miratoi plotësimin e Ligjit për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit.

Përderisa pjesë e grupit punues do të jen Erxhan Galushi, Anton Quni dhe Enver Dugolli.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” vjen me ofertë deri në 50 %...

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë po vjen me edicionin e dytë me radhë, andaj një festë e madhe po përgatitet për të...

Osmani: Protesta e 1 Tetorit ndryshoi rrjedhën e historisë dhe...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se protesta e 1 Tetorit 1997 ishte moment kyç në historinë e lëvizjes së rezistencës në Kosovë. Osmani...

Rutte merr udhëheqjen e NATO-s, e shpall Ukrainën prioritet kryesor

Mark Rutte, ish-kryeministër i Holandës, është emëruar Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s, duke zëvendësuar Jens Stoltenberg, i cili udhëhoqi Aleancën për një...

Të fundit nga rubrika