Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se gjatë 24-orëve të fundit janë ngritur 126 aktakuza kundër 138 personave për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Në kuadër të këtij procesi, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar gjithashtu 17 persona.
Për njërin prej tyre është paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.