Ministria e Mbrojtjes thotë se ushqimi i FSK-së mbetet i njëjtë por me kuzhinierë të huazuar

Ministria e Mbrojtjes ka thënë se ushqimi për pjesëtarët e FSK-së është duke vazhduar pa ndryshime, pavarësisht se po përgatitet nga kuzhinierë të huazuar për një periudhë të shkurtër

Foto ilustruese

Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka thënë se të gjitha kuzhinat në kazermat e FSK-së po funksionojnë si zakonisht, duke shërbyer shujtat ditore të zakonshme.

Ndërsa, nga fotografia e siguruar nga Dukagjini, dreka e shtruar këtë të hënë për ushtarët e FSK-së nuk ka qenë e zakonshme dhe e plotë si ditët e kaluara.

Kjo me arsyen se shteti është detyruar të gjejë zgjidhje të përkohshme për përgatitjen e ushqimit për ushtarët e FSK-së, marr parasysh problemin me tenderin për furnizim.

Sipas njoftimit të ministrisë, ushqimi aktualisht po përgatitet nga kuzhinierët e huazuar nga Qendra Studentore dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës.

“Të gjitha kuzhinat në kazermat e FSK-së janë duke funksionuar si çdo ditë tjetër. Pjesëtarëve të FSK-së janë duke ju shërbyer shujtat ditore të zakonshme, i vetmi dallim është që ushqimi është përgatitur nga kuzhinierët e huazuar nga Qendra Studentore si dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës”, thuhet nga ana e ministrisë.

Lexo edhe: Maqedonci ftohet për raportim, deputetët duan sqarime për ushqimin e largimet në FSK

Sipas tyre, kjo është një masë e përkohshme, e cila do të zgjasë deri në rekrutimin e stafit profesional për kuzhinat e FSK-së.

“Synimi i Ministrisë së Mbrojtjes është që përmes procesit të rekrutimit të kuzhinerëve sa më parë të vendosim vet-qëndrueshmëri dhe mos varësi nga proceset e stërzgjatura të prokurimit si dhe nga operatorët ekonomik të pakët në Kosovë që mund të ofrojnë shërbime të tilla, duke i dhënë zgjidhje një herë e mirë një problemi të kahmotshëm”, thuhet në reagimin nga Ministria e Mbrojtjes.

Dreka e ushtarëve të FSK-së sot pa supë, sallatë, pemë dhe pijet që janë shërbyer si zakonisht

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika