Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar Mark Rutten, me marrjen zyrtarisht të detyrës së sekretarit gjeneral të NATO-s.
Kreu i ekzekutivit, ndër tjera ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunimin e mëtejmë me aleancën më të amdhe ushtarake në botë.
”Urime Mark Rutte për fillimin zyrtar të rolit tuaj në krye të NATO-s. Ne në Kosovë ju dëshirojmë suksese të mëdha dhe mezi presim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë në kapacitetin tuaj të ri”, ka shkruar Kurti në një postim në platformën X.
Osmani uron Rutten: Nën udhëheqjen tuaj, partneriteti me NATO-n do të forcohet
Congratulations to @SecGenNATO Mark Rutte on officially beginning your role at the helm of NATO. We in Kosova wish you great success and look forward to continuing our collaboration in your new capacity.
— Albin Kurti (@albinkurti) October 1, 2024