Kusari-Lila për largimin e dy deputetëve nga VV-ja: Është për keqardhje që s’kanë bërë njoftim paraprak

Mimoza Kusari - Lila, LVV

Deputetët Eman Rrahmani dhe Visar Korenica kanë njoftuar se nuk do të jenë më pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, duke iu bashkuar koalicionit Lista për Familjen, të Aleancës Kosova e Re dhe Partisë së Drejtësisë.

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari ka komentuar largimin e dy deputetëve nga ky grup.

Sipas saj, ky veprim në kundërshti me atë që kanë përfaqësuar deri tani është vetëm në funksion të një qëllimi elektoral.

“Çdo gjë është e tepër të komentohet tani kur janë shpallur zgjedhjet e rregullta nacionale të cilat janë të caktuara për 9 shkurt të vitit të ardhshëm, prandaj secili veprim apo deklarim në kundërshti me atë që kanë përfaqësuar deri tani është vetëm në funksion të një qëllimi elektoral., për shkak se nuk shoh ndonjë hapësirë ose mundësi tjetër për të bërë ndryshim tjetër përveç se për t’u pozicionuar në aspektin zgjedhor ose elektoral diku tjetër. Prandaj, arsyetimet për mua nuk është se tashmë duhet t’i komentojmë ose të vazhdojmë sagën e komentimeve. Për keq ardhje është që nuk kanë bërë njoftim paraprak. Do të ishte kurtuazi minimale gjatë gjithë kësaj kohe të qëndruarit bashkë dhe natyrisht shërbimit në të njëjtin grup parlamentar, të paktën të kishin deklaruar ose komunikuar grupit. Nuk ka pasur një deklarim të tillë. Sido qoftë është zgjedhje e tyre. Unë ju uroj sukses kudo që janë. Natyrisht që janë mos pajtime parimore që kanë të bëjnë në raport se si organizohet puna dhe shteti, dhe cilat janë vendimet që i merr Kuvendi përfshirë këtu edhe miratimin e ligjeve dhe miratimin e Kodit Civil”, tha Kusari-Lila për RTV21.

Kusari-Lila, tha se nuk ka pasur hapësirë për negociata paraprake sa i përket Kodit Civil, me dy deputetët të cilët si arsye kanë potencuar shtyrjen përpara të Kodit Civil nga shumica parlamentare e deputetëve të VV-së.

“Sa i përket një çështje në veçanti është diskutuar. Nuk ka pasur hapësire për negocim në kuptimin e kompromiseve që mund të bëhen brenda një program legjislativ, ose brenda një përmbajtje. Kodi nuk ka kaluar ende, por janë edhe një pjesë e ligjeve tjera të cilat e kanë një bazë të besimit tjetër që ka dalluar me pjesën tjetër të grupit. Prandaj në këto javët ose ditët e fundit nuk është se ka qenë çështje e negocionim. Kanë parë rrugën ose orientimin e tyre që mund të realizojnë synimet dikund tjetër dhe përtej kësaj nuk kam tjetër se çfarë të shtoj”, u shpreh Kusari-Lila.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika