Shtëpia Botuese “Dukagjini” vjen me ofertë deri në 50 % për Panairin e Librit për Fëmijë

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë po vjen me edicionin e dytë me radhë, andaj një festë e madhe po përgatitet për të gjithë fëmijët në Kosovë.

Përmes këtij Panairi, po synohet nxitja e kulturës së leximit te gjeneratat e reja dhe mbështetja e krijimtarisë letrare për fëmijë. Në botimet e “Dukagjinit”, fëmijët zënë një vend shumë të veçantë. Prandaj, ata kanë botuar librat më interesantë e tërheqës për ta. Libra që i kanë mahnitur të gjithë fëmijët e botës, por edhe libra të autorëve tanë shqiptarë.

Përmes librit, ata do të kenë mundësi të “takojnë” personazhet e tyre të preferuara dhe t’i marrin me vete në shtëpi për të përjetuar aventurat e tyre të pafundme.

Në Panairin e Librit për Fëmijë, ju mund të gjeni lektyra për klasën e parë, të klasën e dytë, të tretë dhe për klasën e katërt.

Ato janë të shoqëruara me aparaturë didaktike, që do t’i testojë aftësitë e fëmijëve për t’i kuptuar ato. Po ashtu, janë të shoqëruara edhe me ilustrime origjinale dhe fjalorth shpjegues të fjalëve të ndryshme.

Jua rikujtojmë lektyrat e botuara deri tani nga “Dukagjini”:

Klasa 1: “Maçoku me çizme dhe përralla të tjera”, “Përralla popullore mbi kafshët”, “Bletëzat”, “Rrëfenja” dhe “Tregimi i lepurit Piter”;

Klasa 2: “Vjersha”, “Shkolla e pyllit”, “Përralla të zgjedhura”, “Lepurushi prej pushi” dhe “Përralla e postierit”;

Klasa 3: “Aventurat e Pinokut”, “Posta e porositur”, “Kallëzimet e gjyshe Pastërtores”, “Shigjeta e kaltër” dhe “Si u bënë kafshët siç janë sot?”;

Klasa 4: “Udhëtimi i Pikëpyetjes (tregime të zgjedhura)”, “Bleta Maja dhe aventurat e saj”, “Aventurat e Lizës në Botën e Çudirave”.

Por, nuk duhet t’i harrojmë edhe librat fantastikë të Gianni Rodar-it, të cilët “Dukagjini” i sjell për fëmijët. Personazhet, si: Atalanta, Françesku, Agjenti X.99, Maçoku i famshëm etj., mezi presin t’ua tregojnë historitë e tyre. Dhe e bukura e gjithë kësaj feste është se në secilin libër të shtëpisë botuese “Dukagjini”, ju përfitoni zbritje deri në 50% përgjatë pesë ditëve sa zgjat Panairi.

Panairi i Librit është një aventurë që duhet ta përjetoni; një ambient i rrethuar me libra, lojëra e njerëz të mirë. Nën organizimin e ETEA-s dhe të bibliotekës “Hivzi Sulejmani”, hapja e Panairit bëhet më datë 2 tetor në orën 12:00, për të vazhduar deri më datë 6 tetor, çdo ditë nga 10:00-18:00, tek Amfiteatri i sheshit “Zahir Pajaziti”, Prishtinë.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika