Kurti: Serbia kërcënon paqen në Ballkan duke ndjekur modelin rus

Kryeministri Albin Kurti, gjatë Forumit të Varshavës për Siguri, deklaroi se Serbia paraqet një kërcënim për paqen në Ballkan, duke përdorur modelin rus për destabilizim.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se Serbia vazhdon të paraqesë një kërcënim serioz për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, duke ndjekur taktika të ngjashme me ato të Rusisë.

Në fjalimin e tij në Forumin e Varshavës për Siguri, me temën “Fokusohuni në Ballkanin Perëndimor: lidhja e gjeopolitikës dhe integrimit evropian,” Kurti e cilësoi Serbinë si një aktor destabilizues, duke përmendur veçanërisht sulmin terrorist të 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit.

“Serbia që sot është e njëjtë sikurse në kohën e Millosheviqit, vazhdon t’i kërcënojë fqinjët, duke dhunuar sovranitetin dhe territorin e shteteve, përfshirë Kosovën. Ajo kulmoi me sulmin terrorist në Banjskë më 24 shtator 2024. Qëllimi i tyre ishte që të imitojnë operacionin e Rusisë në Donbas në vitin 2018. Derisa Serbia vazhdon ta destabilizojë veriun e Kosovës, Rusia tenton njëjtë të hapë konflikte të reja”, ka thënë Kurti.

“Me 24 shtator policia jo vetëm që ka mbrojtur Kosovën por ka parandaluar edhe hapjen e një konflikti të ri të armatosur të mbështetur nga Serbia dhe Rusia që do të mund të kishte pasoja të rënda ndërkombëtare”, ka shtuar ndër të tjera Kurti.

Kryeministri Kurti edhe gjatë një interviste për agjencinë ukrainase të lajmeve UNIAN, vuri në dukje rrezikun që lufta në Ukrainë mund të përhapet edhe në Ballkan, duke theksuar lidhjet e ngushta mes Serbisë dhe Rusisë.

Në këtë intervistë ai e përshkroi Serbinë si një “Rusi e vogël” në Ballkan dhe shtoi se, pavarësisht se Serbia quhet republikë, ajo sillet më shumë si një monarki.

“Ju nuk mund të flini i qetë nëse fqinji juaj dëshiron të jetë një perandori. Dhe ky është një problem që e kemi edhe me Serbinë. Ky vend quhet republikë, por po ta shikosh me vëmendje, sillet dhe vepron si një monarki, ku presidenti ka shumë pushtet për të respektuar të drejtat e njeriut, pluralizmin dhe të gjitha ligjet”, ka thënë Kurti.

“Mendoj se Aleksandar Vuçiq është ‘Putini i vogël’”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika