Të paktën tetë kuzhinierë nga Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) dhe një numër i njëjtë nga Qendra e Studentëve do t’i shërbejnë ushqim ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) për një periudhë prej afro dy javësh.
Dukagjini ka siguruar pamjet nga kuzhina në kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë ku është servuar ushqimi për ushtarët.
Teksa ministria e Mbrojtjes gjatë ditës ka thënë se të gjitha kuzhinat në kazermat e FSK-së po funksionojnë si zakonisht, duke shërbyer shujtat ditore të zakonshme.
Sipas njoftimit të ministrisë, ushqimi aktualisht po përgatitet nga kuzhinierët e huazuar.
“Të gjitha kuzhinat në kazermat e FSK-së janë duke funksionuar si çdo ditë tjetër. Pjesëtarëve të FSK-së janë duke ju shërbyer shujtat ditore të zakonshme, i vetmi dallim është që ushqimi është përgatitur nga kuzhinierët e huazuar nga Qendra Studentore si dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës”, thuhet nga ana e ministrisë.