Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka dënuar “zgjerimin e konfliktit në Lindjen e Mesme, me përshkallëzim pas përshkallëzimi”.
Komentet e Guterres të martën erdhën menjëherë pasi Irani tha se kishte lëshuar dhjetëra raketa balistike ndaj Izraelit.
Ushtria izraelite tha se pjestarët e saj kanë kaluar kufirin në Liban dhe se po realizojnë “sulme të lokalizuara tokësore” në pozicionet e Hezbollahut.
“Kjo duhet të ndalet,” tha shefi i OKB-së në një deklaratë të martën.
“Ne kemi nevojë absolutisht për një armëpushim.”
I condemn the broadening of the Middle East conflict with escalation after escalation.
This must stop.
We absolutely need a ceasefire.
— António Guterres (@antonioguterres) October 1, 2024
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së: “Ky cikël dhune duhet të ndalet tani”