Izraeli kërcënon me hakmarrje kundër Iranit për sulmin me raketa

Daniel Hagari, zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF)

Daniel Hagari, zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), pas sulmit të Iranit mbi Izrael ka thënë se sulmi “do të ketë pasoja”.

Hagari shtoi se Izraeli mbetet në gatishmëri të lartë.

Situata në Izrael dhe rajon është jashtëzakonisht e tensionuar sonte. Është pak pas orës 20:30 në Tel Aviv dhe Jerusalem.

“Ne jemi në gatishmëri të shtuar në mbrojtje dhe sulm, ne do të mbrojmë qytetarët e Izraelit”.

“Ky sulm [me raketa] do të ketë pasoja. Ne kemi plane dhe do të veprojmë në kohën dhe vendin që do të zgjedhim,” ka thënë Hagari.

Këshilltari amerikan për sigurinë: Administrata e Biden po monitoron situatën ‘fluide

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Jake Sullivan, tha se sulmi i Iranit ndaj Izraelit dukej se ishte i paefektshëm/mposhtur, megjithëse administrata e Joe Biden është ende duke monitoruar një situatë “të rrjedhshme”.

“Bazuar në atë që dimë në këtë pikë, ky sulm duket se është mposhtur dhe i paefektshëm”, tha Sulivan.

Ai tutje shtoi se “Kjo është një situatë fluide. Ne do të konsultohemi me izraelitët për hapat e ardhshëm në lidhje me përgjigjen dhe si të trajtojmë atë që Irani sapo ka bërë.”

Tutje Sulivan shtoi se “Tani do të shikojmë se cilat janë hapat e ardhshëm e të duhur për të siguruar, para së gjithash, interesat amerikane dhe më pas për të promovuar stabilitetin”.

Sullivan tha se administrata po gjurmonte vdekjen e raportuar të një civili palestinez në Bregun Perëndimor, raporton Reuters përcjell Dukagjini.

Sullivan këtë e ka thënë në konferencën e përditshme për media në Shtëpinë e Bardhë në Uashington DC.

SHBA: Ne nuk kishim asnjë lloj paralajmrimi për sulmin

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller ka thënë se Irani nuk kishte paralajmruar SHBA-të për sulmin ndaj Izraelit.

“Ne nuk kishim asnjë lloj paralajmërimi nga qeveria e Iranit se ata do të fillonin një sulm të tillë”, ka thënë Miller në një konferencë për media.

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika