Rama – Qeverisë: Mos na bllokoni, na lërni të punojmë, “Fshatin Olimpik” e ndërtojmë vetë

Kryetari, Përparim Rama ka deklaruar se Prishtina është e gatshme të vazhdojë me projektet nëse nuk pengohet nga pushteti qendror.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kritikuar Qeverinë për pengesat që, sipas tij, po krijohen në projektet kryesore të kryeqytetit, duke përfshirë edhe ndërtimin/zhvillimin e projektit të “Fshatit Olimpik”.

Në “Debat Plus”, Rama theksoi se kryeqyteti nuk varet nga fondet e Qeverisë për zhvillimin e “Fshatit Olimpik”, por kërkoi që ekzekutivi të mos i bllokojë.

Rama e ka ritheksuar se nëse Qeveria nuk mund të ndihmojë, atëherë të paktën të mos pengojë.

“Ne kemi organizuar konferencën e parë të investitorëve ku i kemi prezantuar projektet kyçe për kryeqytet. Kemi organizuar konferencën e dytë, prej investitorëve që kanë thënë ‘po ne ua bëjmë unazën, edhe ‘Fshatin Olimpik’ dhe shumë projekte tjera që i vyejnë kryeqytetit’. Në këmbim të investimeve ku ata i ndërtojnë hotelet, zonat administrative, zonat komerciale. D.m.th. ne nuk varemi prej Qeverisë, krejt çka kërkoj prej Qeverisë është mos të na bllokojë. Mos na bllokoni, na lëreni të punojmë. Nëse s’po na ndihmon mos na blloko. Mos jeni bllokues dhe krejt i bëjmë pas një cent të taksapaguesve”, ka thënë Rama.

 

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika