Raportime për përleshje të reja në Libanin jugor

Një njësi e lëvizshme e artilerisë izraelite qëllon një predhë nga Izraeli verior drejt Libanit. Fotografia: Baz Ratner/AP

Alarmet për sulm ajror janë lëshuar për disa lokacione në Izraelin verior, me sirena që bien në një numër qytetesh në Galilenë e Epërme.

IDF ka lëshuar paralajmërime të reja për banorët në Libanin jugor, duke thënë se luftime të rënda po zhvillohen kundër Hezbollahut.

Imazhet që vijnë në redaksi tregojnë njësitë e lëvizshme të artilerisë izraelite që gjuajnë nga Izraeli verior drejt Libanit.

Më herët, Hezbollahu tha se ishte përballur me forcat izraelite që ishin infiltruar në qytetin libanez të Adaisseh dhe i detyroi ata të tërhiqeshin. Adaisseh ndodhet në anën libaneze të kufirit me Izraelin, vetëm 200 metra nga qyteti izraelit i Misgav Am, ku sirenat e alarmit ajror ishin aktive në orët e fundit raporton The Guardian përcjell Dukagjini.

Izraeli lëshon një urdhër tjetër për banorët libanezë: Largohuni nga fshatrat për të shpëtuar jetën tuaj

Ushtria izraelite ka lëshuar një mesazh tjetër që banorët në mbi 20 fshatra libaneze duhet të largohen nga shtëpitë e tyre për të shmangur sulmet.

Mesazhi i Avichay Adraee thotë se “IDF nuk ka ndërmend t’ju dëmtojë”, por pretendon se “aktivitetet e Hezbollahut e detyrojnë IDF-në të veprojë kundër tij me forcë” dhe u thotë njerëzve në fshatrat e listuara të “shpëtojnë jetën tuaj” duke lëvizur dhe këmbëngul që ta bëjnë këtë dhe që të mos udhëtojnë në jug të Libanit.

“Kushdo që ndodhet pranë elementëve, instalimeve dhe pajisjeve luftarake të Hezbollahut, rrezikon jetën e tij. Çdo shtëpi e përdorur nga Hezbollahu për nevojat e tij ushtarake pritet të jetë në shënjestër. Evakuoni menjëherë shtëpitë tuaja. Kini kujdes, nuk duhet të shkoni në jug. Çdo lëvizje drejt jugut mund t’ju vërë në rrezik”.

Ai përfundon duke u thënë qytetarëve të një vendi sovran fqinj “Ne [d.m.th. IDF] do t’ju njoftojë kur është e sigurt të ktheheni në shtëpi.”

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” vjen me ofertë deri në 50 %...

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë po vjen me edicionin e dytë me radhë, andaj një festë e madhe po përgatitet për të...

Osmani: Protesta e 1 Tetorit ndryshoi rrjedhën e historisë dhe...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se protesta e 1 Tetorit 1997 ishte moment kyç në historinë e lëvizjes së rezistencës në Kosovë. Osmani...

Rutte merr udhëheqjen e NATO-s, e shpall Ukrainën prioritet kryesor

Mark Rutte, ish-kryeministër i Holandës, është emëruar Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s, duke zëvendësuar Jens Stoltenberg, i cili udhëhoqi Aleancën për një...

Të fundit nga rubrika