Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua është ngacmuar seksualisht në Prishtinë. Sipas raportit ditor të PK-së thuhet se lidhur me rastin janë intervistuar tre persona, njëri nga ta si i dyshuar.
Policia njoftoi se prokurori të dyshuarin e ka liruar në procedure të rregullt.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar, lidhur me rastin është intervistuar personi i dyshuar dhe dy persona të tjerë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin ditor të PK-së.