Orav: Kemi parë narrativa të dëmshme të cilat theksojnë ndasitë në rajon

Në rajon ka pasur narrativa të dëmshme të cilat theksojnë ndasitë, ka thënë shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav. Ai theksoi se BE është e zotuar që të ndërtojë një peisazh mediatik që është i fortë, i fuqishëm dhe llogaridhënies.

Kështu u tha në hapje të konferencës së Bashkimit Evropian e cila po mbahet në Prishtinë për edukimin mediatik “Gazetaria Konstruktive: Fuqizimi i Shoqërive të Informuara dhe Rezistente”.

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav deklaroi se kjo konferencë është një dëshmi e zotimit për ballafaqimin e çështjeve më të rëndësishme për dezinfomimin.

“Kemi parë narrativa të dëmshme të cilat theksojnë ndasitë dhe i japin zjarr këtyre në rajon, por edhe më larg. Për këtë arsye, Bashkimi Evropian bashkë me partnerët është e zotuar që të ndërtojë një peisazh mediatik qe është i fortë, i fuqishëm dhe llogaridhënies. Në BE kemi ndërmarrë një qasje gjithëpërfshirëse për ta luftuar dezinformimin. Ne jemi syhapur ndaj fushatave të tilla të dezinformimit dhe të sigurohemi që narrativat e rreme të përballen me fakte…Mostransparenca në pronësinë e mediave, mediat online të paregjistruara ngrenë shqetësime serioze sa i përket llogaridhënies. Shumë gazetarë të cilët punojnë pa kontrata të mirëfillta që nga ana tjetër i bën ata të ndjeshëm ndaj presioneve dhe kërcënimet e pronarëve të mediave që luhat besimin e mediave”, u shpreh ai.

Ai shtoi se një studim i fundit vë në pah ndjeshmërinë ndaj dezinformatave, duke përfshirë edhe profesionistët në gazetari.

“Kjo vë nevojën për programe të edukimit medial dhe sisteme të verifikimit të fakteve. Duhet të fuqizojmë qytetarët përmes edukimit mediatik, në mënyrë qe të ndihmojmë të gjithë që të jenë informatorë të edukuar dhe informuar”, shtoi ai./KosovaPress

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” vjen me ofertë deri në 50 %...

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë po vjen me edicionin e dytë me radhë, andaj një festë e madhe po përgatitet për të...

Osmani: Protesta e 1 Tetorit ndryshoi rrjedhën e historisë dhe...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se protesta e 1 Tetorit 1997 ishte moment kyç në historinë e lëvizjes së rezistencës në Kosovë. Osmani...

Rutte merr udhëheqjen e NATO-s, e shpall Ukrainën prioritet kryesor

Mark Rutte, ish-kryeministër i Holandës, është emëruar Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s, duke zëvendësuar Jens Stoltenberg, i cili udhëhoqi Aleancën për një...

Të fundit nga rubrika