Prokuroria Themelore e Gjakovës ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Dhënia e ryshfetit”.
Siç thuhet në njoftim, T.Gj., ish-zyrtar në Njësinë Regjionale të Komunikacionit Rrugor, akuzohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare, ndërsa B.K., për dhënien e ryshfetit.
Sipas aktakuzës, T.Gj. ka përfituar pjesë për servisim automjeti në vlerë prej 112 euro nga B.K., në këmbim të manipulimit të gjobave të trafikut.
“I pandehuri i parë T.Gj., nga data 07.02.2024, deri me dt.23.02.2024, në cilësinë e personit zyrtar në Njësinë Regjionale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar tejkalon kompetencat zyrtare me qellim të përfitimit të dobisë pasurore për vete ka dëmtuar personin tjetër, ku ka komunikuar me telefon dhe është takuar me tani të pandehurin B.K., ashtu që ka plotësuar gjobat e trafikut nga data 09.02.2024, të fotokopjuara më parë, me numër shq.., të shqiptuar në emër të V.B., dhe me dt.21.02.2024, ka plotësuar gjobën me numër shq.., të shqiptuar në emër të A.B., bazuar në kërkesën e tani të pandehurit B.K., në atë mënyrë gjobat i ka fotografuar dhe ia ka dërguar të njëjtit në viber me qëllim që nga B.K., të përfitoj ku me datë 23.02.2024, rreth orës 15:38 min, vjen me automjetin të tipit WV Passat dhe pjesët për servisim të automjetit në vlerë 112 Euro, i merr tek një pompë e derivateve në Gjakovë, ku i pandehuri B.K., ja len punëtorit të pompës së derivateve për t’ia dorëzuar të njëjtit, ashtu që pas njoftimit të IPK-së, me rastin ka rezultuar se gjobat nuk i kishte dorëzuar në Stacionin Policor, i pandehuri dhe as nuk i kishte plotësuar në librin e tiketave por që të njëjtat i kishte përdorur në kundërshtim me detyrën e tij zyrtare me qëllim të përfitimit”, thuhet në aktakuzë.
Po ashtu, në aktakuzë ndër tjera cekët se i pandehuri i dytë B.K., me datë 23.02.2024, me qëllim të dëmtimit të qytetarit – ish shokut të tij V.B., në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të personit zyrtar që të veprojë në kuadër të detyrës zyrtare i kërkon të pandehurit T.Gj., që në cilësi të zyrtarit policor të Komunikacionit Rrugor, ta dënoj V.B., dhe familjen e tij sa herë të i takojë, ashtu që i pandehuri B.K., pasi është njoftuar nga i pandehuri T.Gj. me tiketën, me numër shq.., të shqiptuar në emër të V.B., dhe tiketën me numër shq.., të shqiptuar në emër të A.B., që ja ka fotografuar i pandehuri T.Gj., ditën kritike rreth orës 15:33 min, vjen me automjet kombi ngjyrë e bardhë dhe i sjell tek një pompë e derivateve në Gjakovë, pjesët për servisim të veturës së tij në vlerë prej 112 Euro, të cilat ia kishte dhënë punëtorit të pompës së derivateve, duke ia bërë të ditur se do të vij zyrtari policor T.Gj.,.
Prokuroria ka propozuar që të dy të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit.