Shqiptarja në Izrael: Sulmi i Iranit ishte ndryshe, qëndruam në dhomat e izolimit për një orë e gjysmë

Jeta Gani, shqiptarja që jeton në Izrael, teksa ka rrëfyer për sulmin e Iranit atje, ka theksuar se ndihen të frikësuar pasi sipas saj ka qenë i papritur dhe ndryshe nga sulmet e tjera të Hamasit dhe Hezbollahut.

“Situata është e vështirë, jemi të frikësuar e të tensionuar, në veri situata është akoma më e vështirë ku atje bëhet një luftë e hapur edhe mund të them se ka edhe ushtarë që kanë rënë sot pra që janë vrarë. Situata nuk është e lehtë nga sulmi i Iranit që kaluam dje dhe jemi në stres të jetës, jemi në jetë lufte, në gatishmëri ne çdo moment për çdo gjë”, ka theksuar Gani për sulmin raketor të Iranit.

Gjithashtu, në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin FIVE, ajo ka thënë se deri në përfundimin e sulmit iranian, ata kanë qëndruar në dhomat e izolimit për rreth një orë e gjysmë, sipas saj, kjo periudhë kohore e qëndrimit atje është bërë për herë të parë.

“Ne vazhdojmë jetën normalisht natyrisht që kemi frikë, por jemi të disiplinuar dhe dimë në momentin që marrim informacionin çfarë të bëjmë, ne jemi mësuar me këto ethe sepse kemi një vit që jemi në luftë. Por sulmi i Iranit ishte ndryshe nga sulmet e tjera të Hamasit dhe Hezbollahut, sepse pjesa e Libanit më shumë është e përcaktuar ne veri, në kufi me veriun në Izrael kështu që më pak ndjehet në pjesën e mesme të Izraelit dhe të jugut,. Por atje gjithë kohën ka sirena, kam dëgjuar 150 raketa në veri gjithë kohën ka qenë situata e ndezur. Sulmi i Iranit vërtetë na ka frikësuar, sepse ishte e re për ne, ne nuk e prisnim që do të bënin një sulm të tillë me afro 200 raketa që zgjatën një orë e gjysmë, ne kemi qenë në dhomat e izolimit që asnjëherë nuk ka ndodhur një gjë e tillë”, është shprehur ajo për emisionin FIVE.

Mes tjerash, ajo ka theksuar se tani për tani çfarë thuhet është se Izraeli do t’u kundërvihet, pasi kryeministri Benjamin Netanyahu ka deklaruar se “Irani ka bërë një gabim dhe se do t’i jepet një përgjigje”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika