Konjufca – Deputetit gjerman: Qasja e Serbisë, kërcënim për stabilitetin rajonal

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka pritur në takim deputetin e Bundestagut gjerman, Peter Beyer, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit, duke e cilësuar qasjen e Serbisë kërcënim për stabilitetin dhe zhvillimin rajonal

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur të mërkurën në takim deputetin e Bundestagut Gjerman, Peter Beyer.

Siç thuhet në njoftimin e Kuvendit, Konjufca e ka falënderuar deputetin gjerman për vizitën, duke sjellë në vëmendje rolin dhe kontributin e pazëvendësueshëm të Gjermanisë në drejtim të Kosovës.

Sipas njoftimit, përgjatë takimit u diskutua rreth çështjeve të ekonomisë, zhvillimit dhe sigurisë, ku kryetari Konjufca e njoftoi deputetin Beyerin me zhvillimet e aktualitetit, duke e cilësuar qasjen e Serbisë kërcënim për stabilitetin dhe zhvillimin rajonal.

Mes tjerash, Konjufca ka ka theksuar se mbështetja e shtetit gjerman ndaj Kosovës vijon të ketë rëndësi thelbësore, si dhe ka theksuar nevojën që partneriteti i ngushtë midis dy vendeve të thellohet gjithnjë e më shumë, përmes bashkëpunimit dhe projekteve që kanë në bazë interestin dhe vlerat tona të përbashkëta.

Po ashtu, ata kanë diskutuar rreth rolit të diasporës së Kosovës në Gjermani si element shumë i rëndësishëm ndërlidhës dhe i forcimit të raporteve mes dy vendeve.

Deputeti gjerman, Beyer, e ka falënderuar kryetarin Konjufca për pritjen, duke u shprehur për nevojën e bashkëpunimit gjithnjë e më të ngushtë mes vendeve tona, si dhe duke theksuar se Republika e Kosovës do të vazhdojë ta ketë në krah të saj mbështetjen gjermane, në rrugën e zhvillimit, stabilitetit dhe integrimit.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” vjen me ofertë deri në 50 %...

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë po vjen me edicionin e dytë me radhë, andaj një festë e madhe po përgatitet për të...

Osmani: Protesta e 1 Tetorit ndryshoi rrjedhën e historisë dhe...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se protesta e 1 Tetorit 1997 ishte moment kyç në historinë e lëvizjes së rezistencës në Kosovë. Osmani...

Rutte merr udhëheqjen e NATO-s, e shpall Ukrainën prioritet kryesor

Mark Rutte, ish-kryeministër i Holandës, është emëruar Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s, duke zëvendësuar Jens Stoltenberg, i cili udhëhoqi Aleancën për një...

Të fundit nga rubrika