Zyrtari komunal në veri të Mitrovicës dyshohet se pengoi gazetarët, reagon AGK-ja

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar me shqetësim lidhur me, siç thotë, veprimin pengues të shefit të kabinetit të kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Veriut drejt gazetares së “Kallxo”, Florinda Kelmendi dhe gazetares së “Telegrafit”, Blinera Mehmeti.

AGK-ja ka theksuar se gazetarët gëzojnë të drejtë për të ushtruar detyrën e tyre të papenguar dhe çfarëdo përpjekje që cenon një të drejtë të tillë është e papranueshme, përkeqëson ambientin e të bërit gazetari dhe pengon informimin e drejtë dhe pasqyrimin objektiv të ngjarjes.

“Derisa unë po xhiroja arrestimin e Alleksandar Arsenijeviq, shefi i kabinetit të kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Visar Syla ka vendosur dorën në kamerën e telefonit tim dhe më ka thënë ‘mos xhironi!’. Unë i kam thanë që detyrë e kemi. Njëjtë ka penguar edhe punën e koleges gazetare nga Telegrafi” , është shprehur gazetarja e “Kallxo” lidhur me ngjarjen.

“Nuk na ka lon me xhiru, i kemi thonë është detyra jone prape insistojke me ndal xhirimin”, ka thënë gazetarja e “Telegrafit”.

AGK ka bërë thirrje që “zyrtarët shtetërorë të shmangin veprime të tilla që cenojnë punën e gazetarëve” dhe rikujton gjendjen e rënduar të lirisë së medias në vend, që evidentohet edhe në raporte të matësve kredibilë ndërkombëtarë sikurse Reporterët pa Kufij, ku Kosova ka shënuar rënie prej 19 vendesh.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” vjen me ofertë deri në 50 %...

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë po vjen me edicionin e dytë me radhë, andaj një festë e madhe po përgatitet për të...

Osmani: Protesta e 1 Tetorit ndryshoi rrjedhën e historisë dhe...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se protesta e 1 Tetorit 1997 ishte moment kyç në historinë e lëvizjes së rezistencës në Kosovë. Osmani...

Rutte merr udhëheqjen e NATO-s, e shpall Ukrainën prioritet kryesor

Mark Rutte, ish-kryeministër i Holandës, është emëruar Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s, duke zëvendësuar Jens Stoltenberg, i cili udhëhoqi Aleancën për një...

Të fundit nga rubrika