Kush do të largohet në Gjilan, kryetari apo këshilltarët komunal?

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni ka kërkuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal që të shpërndaj kuvendin komunal për shkak se nuk po arrihet të kaloj buxheti për vitin 2025. Opozita në Gjilan e ka kushtëzuar këtë edhe me futjen në planifikim të disa projekteve të tyre e madje paralajmëruan edhe nisjen e një peticioni për largimin e kryetarit

Kjo sallë e Kuvendit Komunal të Gjilanit kështu mund të mbetet, tash e tutje.

Kjo pasi që kryetari i kësaj komune Alban Hyseni kërkoi nga ministri i MAPL-se Elbert Krasniqi shpërndarjen e Kuvendit Komunal, meqenëse ky organ nuk po arrin të kaloj buxhetin e vitit 2025 siç e parashikon ligji.

“I nderuar Ministër,

Tanimë kemi kaluar afatet ligjore për votimin e buxhetit.

Duke e parë që Kuvendi Komunal, nuk po arrin të përmbushë detyrat dhe obligimet e tij ligjore, kërkojmë nga ju që duke u bazuar në Ligjin për Vetqeverisje Lokale, nenin 50 dhe pikën c, për arsye të mosvotimit të buxhetit sipas afatit ligjor, të filloni procedurën e shpërbërjes së Kuvendit Komunal.“

Për kërkesën e Hysenit për Dukagjinin foli zv.ministri i MAPL-së, Arbër Vokrri i cili tha se për këtë vendos administrata, por që nëse nuk mund të kalohet buxheti duhet të shkohet në zgjedhje për Kuvend Komunal.

“Nëse kuvendi Komunal nuk arrinë të votoj buxhetin, atëherë ai duhet të shpërbëhet, por nuk do të thotë se nuk ka mundësi që të ketë edhe një përpjekje,” tha Vokrri.

Këtë kërkesë të tij, si të pamundur, po konsideron kryesuesi i Kuvendit Komunal të Gjilanit, Kushtrim Kadriu.

“Unë nuk besoj që ka ndonjë bazë ligjore, sepse nga praktika e gjithëmbarshme 24 vjeçare, institucionet komunale të republikës së Kosovës nuk ka ndodh një gjë e tillë,” tha Kadriu.

I njëjti thotë se Hyseni e Krasniqi mund të përdorin lidhjet e tyre shoqërore me ministrin që kjo të ndodh.

“Ma shumë e shoh si një komunikim me mikun e tij, ministrin e MAPL-së që është edhe dhandërr i Gjilanit dhe shok i  Alban Hysenit, ndoshta tu e pi naj çaj e kanë marrë këtë vendim së bashku,” shtoi Kadriu.

Ndërkaq, pse nuk po e votojnë buxhetin për këtë vit tregon asamblisti i LDK-së Gentrit Murseli.

“Të hyjnë edhe projekte që edhe ne dëshirojmë t’i shtyjmë, sepse edhe ne jemi përfaqësues të qytetarëve në Kuvendin Komunal, dhe planifikimi duhet të bëhet në mes të organeve ekzekutive dhe legjislative,” tha Murseli.

Gjatë ditës, buxheti u provua të kalohet edhe një herë por dështoi në mungesë kuorumi e më së shumti mungesa pati nga këshilltarët e partisë në pushtet, Vetëvendosjes.

Meqenëse aty nuk pati mundësi të votohej, vetëm u diskutua e madje u vendosën ultimatume për Alban Hysenin.

“Nëse nuk votohet buxheti brenda këtyre ditëve, atëherë do fillojmë të mbledhim nënshkrime për shkarkimin e kryetarit,” u shpreh Gresa Avdiu, Asambliste ne LDK.

Buxhetin tek Kuvendi Komunal, Hyesni e kishte dërguar me datë 20 të muajit të kaluar.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” vjen me ofertë deri në 50 %...

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë po vjen me edicionin e dytë me radhë, andaj një festë e madhe po përgatitet për të...

Osmani: Protesta e 1 Tetorit ndryshoi rrjedhën e historisë dhe...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se protesta e 1 Tetorit 1997 ishte moment kyç në historinë e lëvizjes së rezistencës në Kosovë. Osmani...

Rutte merr udhëheqjen e NATO-s, e shpall Ukrainën prioritet kryesor

Mark Rutte, ish-kryeministër i Holandës, është emëruar Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s, duke zëvendësuar Jens Stoltenberg, i cili udhëhoqi Aleancën për një...

Të fundit nga rubrika