Një shpërthim ka ndodhur në Zubin Potok të mërkurën mbrëma, rreth orës 23:30, ku zjarri më pas ka përfshirë një ndërtesë të papërfunduar dhe të pabanuar.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani, ka konfirmuar për Dukagjinin se ekipet e zjarrfikësve dhe policisë ishin dërguar menjëherë në vendin e ngjarjes për të kontrolluar situatën dhe për të siguruar perimetrin e zonës.
“Nuk e dijmë ende se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin,” ka deklaruar Elshani, duke theksuar se hetimet janë në fazë fillestare.
Kujtojmë se një javë më parë një granatë dore ishte hedhur në oborrin e një shtëpie në Zubin Potok.