Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka bërë të ditur se prona ku ndodhi shpërthimi mbrëmjen e së mërkurës në veri është e ish-kryetarit të kësaj komune.
Zeqiri ka bërë thirrje që organet e rendit të kapin autorët e këtij akti dhe të përballen me drejtësinë.
Po ashtu, ai ka theksuar se sulmet e ngjashme që po ndodhin në pronat e qytetarëve në veri janë të papranueshme, por nuk do t’i pengojnë ata të punojnë për rendin dhe ligjin.
“Dënoj fuqishëm sulmin e mbrëmshëm ndaj pronës së ish kryetarit të komunës së Zubin Potokut dhe apeloj te organet e rendit që sulmuesit ti kapin dhe ti qesin para drejtësisë…. sulmet e ngjashme të cilat po ndodhin kundër jetës dhe pronave të qytetarëve janë të pa pranueshme dhe nuk do të na ndalin në punën dhe angazhimet tona për rehati dhe rend dhe ligj”, ka shkruar ai në një postim në rrjetin social, Facebook.
Shpërthim në Zubin Potok, zjarri përfshin një ndërtesë të papërfunduar