Vetëdorëzohet i dyshuari për tentim vrasje në Prishtinë, rasti kishte ndodhur më 2021-ën

I dyshuari për tentim vrasje në Prishtinë, që ndodhi në vitin 2021, është vetëdorëzuar në polici

Foto ilustruese

Një i dyshuar për tentim vrasje në Prishtinë është vetëdorëzuar të mërkurënnë Policinë e Kosovës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti kishte ndodhur më 6 korrik 2021.

Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

“Prishtinë / 06.07.2021 – 04:00. Lidhur me rastin është raportuar se me 02.10.2024 është vet-dorëzuar në polici i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit  është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Shija e redaktorit

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

“Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit”, Osmani: Kosova ka dhënë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se Kosova mbetet një vend i angazhuar ndaj parimeve themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit...

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Të fundit nga rubrika