Gërvalla në Francë, merr pjesë në Konferencën e 45-të Ministrore të Frankofonisë

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, do të marrë pjesë në Konferencën e 45-të Ministrore të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë

Me ftesë të ministrit për Evropën dhe Punë të Jashtme të Republikës së Francës, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, po merr pjesë në Konferencën e 45-të Ministrore të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë që po mbahet këtë të mërkurë.

“Kjo pjesëmarrje është një mundësi e rëndësishme për Kosovën për të avancuar interesat e saj në skenën ndërkombëtare dhe për të krijuar lidhje të reja të rëndësishme bashkëpunimi me vendet anëtare të ONF”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Sipas njoftimit, gjatë kësaj konference, Kosova do të promovojë aspiratat e saj për zhvillim të qëndrueshëm dhe të forcojë dialogun me vendet frankofone, duke përfituar nga përvoja dhe mbështetja e tyre në fusha kyçe si ekonomia, inovacioni dhe edukimi.

Pjesëmarrja e Kosovës në këtë konferencë që mban moton “Krijoni, inovoni dhe ndërmerrni në frëngjisht” siç thuhet në njoftim thekson përkushtimin e saj ndaj diversitetit kulturor dhe gjuhësor, si dhe përpjekjet për të zgjeruar hapësirat e diplomacisë ndërkombëtare.

“Përfshirja e Kosovës në këtë konferencë është një hap konkret në vazhdimin e rrugës së saj drejt integrimit më të thellë në organizatat ndërkombëtare, duke forcuar marrëdhëniet me partnerët aktualë dhe duke ndërtuar ura të reja bashkëpunimi me vendet e tjera anëtare të ONF”.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” vjen me ofertë deri në 50 %...

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë po vjen me edicionin e dytë me radhë, andaj një festë e madhe po përgatitet për të...

Osmani: Protesta e 1 Tetorit ndryshoi rrjedhën e historisë dhe...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se protesta e 1 Tetorit 1997 ishte moment kyç në historinë e lëvizjes së rezistencës në Kosovë. Osmani...

Rutte merr udhëheqjen e NATO-s, e shpall Ukrainën prioritet kryesor

Mark Rutte, ish-kryeministër i Holandës, është emëruar Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s, duke zëvendësuar Jens Stoltenberg, i cili udhëhoqi Aleancën për një...

Të fundit nga rubrika