Për nder të figurës së Bekim Fehmiut, artistit shqiptar që arriti majat e suksesit në ekranin dhe në skenën botërore, Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizojnë shfaqjen e filmit “Mbledhësit e Puplave” (1967) në shtatë qendrat kryesore të Kosovës, përfshirë shfaqjen në Kino ARMATA në Prishtinë.
Nëpërmjet një postimi në faqen e tyre në Instagram, Kino Armata, njoftoi për shfaqjen e filmit “Mbledhësit e Puplave”, të hënën e 20 qershorit, nga ora 19:00.
Duke e njohur më mirë ADN-në kreative të Bekim Fehmiut e cila në bërthamë bazohej në formulën: “punë të madhe për rezultate të vogla”, përvetësimi i një modeli të tillë kreativ do të ishte bazë frymëzuese me vlerë për ata që synojnë majat e suksesit duke integruar si qasje punën këmbëngulëse,” është shprehur grupi punues për hartimin e planit protokollar shtetëror për nderimin, mbrojtjen, dokumentimin dhe promovimin e veprimtarisë së aktorit kosovar me famë botërore, Bekim Fehmiut.
Morina: Bekim Fehmiu është i vetmi aktor nga vendet komuniste që ka arritur deri në Hollywood