I dyshuar për 27 vepra penale, arrestohet 22-vjeçari në Prishtinë

Një 22-vjeçar është arrestuar në Prishtinë, i dyshuar për kryerjen e 27 veprave penale të mashtrimit dhe shpërdorimit të pasurisë së huaj, kryesisht ndaj taksistëve

Ilustrim

Një 22-vjeçar është arrestuar të mërkurën mbrëma në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.

Siç ka njoftuar Policia, i arrestuari dyshohet se ka kryer për plot 27 vepra penale që lidhen me mashtrime dhe shpërdorim të pasurisë së huaj.

“Hetuesit nga Sektori i Hetimeve të Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit, respektivisht hetuesit e stacionit Veriu, mbrëmë kanë arrestuar një person të dyshuar për 27 vepra penale (mashtrime dhe shpërdorime të pasurisë së huaj)”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Sipas njoftimit, puna disa mujore e hetuesve policor ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar, D.M, mashkull 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Ndërsa, me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

“Mbështetur në rezultatet e para të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se i arrestuari dyshohet të ketë marrë nga ankuesit (numri më i madh i ankuesve janë taksistë), shuma të ndryshme të parave, duke i mashtruar gjatë kryerjes së pagesave për shërbime dhe blerje”.

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika