Ortopedia me klinikë të re, Vitia: Janë investuar 2.8 milionë euro

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe drejtori i ShSKUK-së, Elvir Azizi, përuruan Klinikën e re të Ortopedisë, një investim prej 2.8 milionë eurosh që përfshin 3500 metra katror të rinovuar, me 22 dhoma dhe 44 shtretër

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe drejtori i ShSKUK-së, Elvir Azizi, kanë përuruar Klinikën e re të Ortopedisë.

Fillimisht, Vitia e Azizi vizituan dhomat dhe sallat operative të kësaj klinike, me ç’rast u bë e ditur se kostoja totale e investimit është 2.8 milionë euro, ku janë rinovuar 3500 metra katror me 22 dhoma e 44 shtretër.

“Përuruam këtë klinikë moderne prej 3 500 metra katror, me 22 dhoma dhe 44 shtretër që do të thotë se nga dy pacientë nëpër dhoma. Dhomat janë me klimatizim, me mekanizëm të thirrjes së infermierëve dhe mjekëve”

“Me komplet pjesën digjitale e cila do të mundësojë edhe për pjesën operative se si dhe çfarë është duke u bërë dhe cili mjek është duke operuar. Jam i lumtur që kjo klinikë me 2.8 milionë euro po hapet e që është në shërbim të pacientëve”, u shpreh Vitia, transmeton EO.

Pamje nga dhoma brenda klinikës së re të Ortopedisë, 3 tetor 2024.

“Shumë shpejt do të fillojmë në spitalet regjionale në mënyrë që pacientët nga regjionet tjera të kenë mundësi të njëjtat shërbime t’i marrin afër qytetarëve të tyre në mënyrë që mos të ketë nevojë të bëhen tollovi, që nganjëherë bëhet në QKUK për shkak të mungesës së këtyre shërbimeve”, ka theksuar tutje ai.

Drejtori i Klinikës së Ortopedisë, Xhavit Gashi, ka thënëse zhvendosja e pacientëve do të bëhet nga java e ardhshme.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” vjen me ofertë deri në 50 %...

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë po vjen me edicionin e dytë me radhë, andaj një festë e madhe po përgatitet për të...

Osmani: Protesta e 1 Tetorit ndryshoi rrjedhën e historisë dhe...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se protesta e 1 Tetorit 1997 ishte moment kyç në historinë e lëvizjes së rezistencës në Kosovë. Osmani...

Rutte merr udhëheqjen e NATO-s, e shpall Ukrainën prioritet kryesor

Mark Rutte, ish-kryeministër i Holandës, është emëruar Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s, duke zëvendësuar Jens Stoltenberg, i cili udhëhoqi Aleancën për një...

Të fundit nga rubrika