Autostrada Prishtinë – Gjilan, Haradinaj: Projekt i bllokuar nga pazotësia e Qeverisë Kurti

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar qeverinë aktuale për ritmin e ngadaltë të punimeve në autostradën Prishtinë - Gjilan, duke e cilësuar këtë si një dështim të pafalshëm

Foto e publikuar në Facebook, nga kreu i AAK, Ramush Haradinaj.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, është shprehur i zhgënjyer dhe i dëshpëruar për ritmin e ngadaltë të punimeve në autostradën Prishtinë – Gjilan.

Ai ka theksuar se ky projekt, i filluar gjatë qeverisjes së tij në vitin 2018, ishte në rrugë të mbarë në 19 muajt e parë, duke arritur përfundimin e 47% të punimeve.

Sipas tij, me planifikimet e asaj kohe, autostrada do të përfundonte në vitin 2021.

“Në autostradën që e filluam gjatë qeverisjes sime më 2018, me gjatësi prej 22.3 km dhe e ndarë në 8 llote, në vetëm 19 muajt e parë të projektit, kanë qenë të përfunduara 47% e punimeve. Me dinamikën e asaj kohe dhe në bazë të planifikimeve tona, ky projekt do duhej të përfundonte në 2021”, ka shkruar Haradinaj, në Facebook.

Por, siç ka thënë kreu i AAK-së, pazotësia e Qeverisë aktuale e ka sjellë një gjendje të mjerueshme këtë projekt, duke lënë Gjilanin dhe Anamoravën të izoluar.

“Pazotësia e qeverisë aktuale, këtë projekt e ka sjellur në gjendje të mjerueshme. Punimet po ecin me ritëm të ngadaltë, duke lënë Gjilanin dhe Anamoravën të izoluar. Kjo përbuzje nga pushteti qendror është e pafalshme. Qeveria aktuale jo vetëm që ka ndërprerë shumë projekte të filluara nga ne, por edhe ato që po vazhdojnë po kryhen me cilësi të dobët”, ka shkruar mes tjerash ai.

Ai ka kritikuar qeverinë për ndërprerjen e shumë projekteve të filluara nga administrata e mëparshme, duke theksuar se ato që po vazhdojnë po kryhen me cilësi të dobët.

“Më 9 shkurt, kemi mundësinë të zgjedhim një qeverisje të re që do t’i japë Kosovës zhvillimin që meriton. Me AAK-në në pushtet, Gjilani do të rikthehet në qendër të investimeve dhe projekteve kapitale”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” vjen me ofertë deri në 50 %...

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë po vjen me edicionin e dytë me radhë, andaj një festë e madhe po përgatitet për të...

Osmani: Protesta e 1 Tetorit ndryshoi rrjedhën e historisë dhe...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se protesta e 1 Tetorit 1997 ishte moment kyç në historinë e lëvizjes së rezistencës në Kosovë. Osmani...

Rutte merr udhëheqjen e NATO-s, e shpall Ukrainën prioritet kryesor

Mark Rutte, ish-kryeministër i Holandës, është emëruar Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s, duke zëvendësuar Jens Stoltenberg, i cili udhëhoqi Aleancën për një...

Të fundit nga rubrika