Katër persona janë plagosur pas një rrahjeje të ndodhur të enjten pasdite në rrugën “Agim Deva” në Prishtinë. Një nga të lënduarit është goditur me thikë, ndërsa të tjerët kanë pësuar lëndime nga përleshja.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Kosovës, ngjarja ndodhi rreth orës 17:00, kur disa persona u përfshinë në një konflikt fizik që përfundoi me plagosje.
“Sot rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për një rrahje në rrugën Agim Deva në Prishtinë ku kanë qenë të përfshirë disa persona. Në këtë rast dyshohet se janë lënduar katër persona, njëri nga ta dyshohet se ka pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë (thikë). Lidhur me këtë rast janë deri tani janë arrestuar tre persona. Policia në koordinim me prokurorinë po ndërmerr veprimet e nevojshme procedurale.”, thuhet në njoftimin e Policisë.