Shpërthim në Zubin Potok, dyshohet të jetë eksploziv

Një shpërthim ka ndodhur në Zubin Potok të mërkurën mbrëma, rreth orës 23:30, ku zjarri më pas ka përfshirë një ndërtesë të papërfunduar dhe të pabanuar. Objekti është pronë e ish-kryetarit të komunës së Zubin Potokut dhe kjo dyshohet që ndodhi disa ditë pasi ai u takua me kryetarin aktual të kësaj komune.

Pamje nga ndërtesa ku ndodhi shpërthimi në Komunën e Zubin Potokut, 3 tetor 2024.

Shpërthimi ishte aq i madh sa që preku edhe pjesën e tavanit të këtij objekti.

Ky objekt është në komunën e Zubin Potokut dhe para mesnatës, të mërkurën aty u dëgjua një shpërthim i fuqishëm.

Prandaj edhe hetuesit policor sot kanë dal në terren për të parë gjithçka që kishte ndodhur mbrëmë. 

Ish-hetuesi policor: Shtrirja e sovranitetit në veri me forca policore s’po jep rezultat

Motivet nuk dihen ende e as të dyshuarit.

Por, policia po thotë se besohet që mjeti që u përdor për shpërthim ishte eksplozivi.

“Fillimisht është dëgju një detonim, kemi pranu informacione edhe e kemi dëgju sepse ne jemi edhe në qytetin e Zubin-Potokut. Janë thirrë njësitet relevante dhe ne besojmë që kemi të bëjmë me një eksploziv I cili njëherë përnjëherë nuk mund të themi se cka është sepse njësitë tjera e bëjnë këtë vlerësim”, ka thënë zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani.

Kryetari aktual i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri tha se ky objekt i pabanuar është në pronë të ish-kryetarit të kësaj komune dhe ka një dyshim se pse ka ndodhur ky sulm që mund të jetë i qëllimshëm.

“Ajo është pronë e ish-kryetarit të Zubin Potokut dhe kjo ndodhi pasi që unë dhe ai patëm një takim rastësor dhe më pas ai takim morri publicitet e më pas të njejtin e fyenin dhe quanin me epitete të ndryshme si tradhtar e të ndryshme”, ka thënë Zeqiri.

Brenda dy muajsh kjo është hera e tretë që në Zubin Potok hedhen mjete shpërthyese ku cak zakonisht janë qytetarët të cilën janë pjesë ose bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” vjen me ofertë deri në 50 %...

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë po vjen me edicionin e dytë me radhë, andaj një festë e madhe po përgatitet për të...

Osmani: Protesta e 1 Tetorit ndryshoi rrjedhën e historisë dhe...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se protesta e 1 Tetorit 1997 ishte moment kyç në historinë e lëvizjes së rezistencës në Kosovë. Osmani...

Rutte merr udhëheqjen e NATO-s, e shpall Ukrainën prioritet kryesor

Mark Rutte, ish-kryeministër i Holandës, është emëruar Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s, duke zëvendësuar Jens Stoltenberg, i cili udhëhoqi Aleancën për një...

Të fundit nga rubrika