Qeveria i përgjigjet kritikave të Sarrazinit

Qeveria e Kosovës i është përgjigjur kritikave gjermane që erdhën nga emisari Manuel Sarrazin, i cili një ditë më parë tha se ky shtet nuk mund të bëjë punën e Kosovës në fushën e diplomacisë. Ekzekutivi thotë se kanë prioritete të qarta në politikën e jashtme ndaj të cilave angazhohet çdo ditë.

Qeveria e Kosovës

Mesazhet që një ditë më parë i dha Gjermania, përmes emisarit të saj për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, i ka komentuar Qeveria e Kosovës e cila u kritikua nga diplomati gjerman.

Zyra e Kryeministrit përmes zëdhënësit të saj, Përparim Kryeziu, kanë thënë se ekzekutivi ka prioritete të qarta në politikën e jashtme ndaj të cilave angazhohet çdo ditë.

Edhe për përpjekjet në anëtarësim në Këshillin e Evropës, dhe kalimin e fazës së parë, ekzekutivi meritat ia ka lënë vetes.

“Si rezultat i angazhimit të diplomacisë sonë, me 24 prill 2023 u kalua faza e parë suksesshëm me mbi 2/3 e nevojshme dhe me 16 prill 2024 kishim një votë të fuqishme në favor të anëtarësimit të plotë, ku 82% e delegatëve të Asamblesë Parlamentare, duke përfshirë edhe ata nga vendet mosnjohese, votuan në favor të Kosovës.  Kjo dëshmon në radhë të parë meritat e Kosovës por edhe angazhimin e institucioneve të Republikës së Kosovës që ajo të bëhet pjesë e kësaj organizate të rëndësishme”, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeizu.

Ndërkohë, sipas ish-diplomatit kosovar, Blerim Canaj, deklarimi i |Sarrazin tregon se partnerët ndërkombëtarë janë ngopur me mosndëgjueshmërinë e qeverisë së Kurtit.

E kjo sipas tij po dëshmohet me gjuhën që po përdorin diplomatët gjermanë, të cilët thotë se ishin përkrahësit kryesor që Kurti të vijë në pushtet.

“Pas shumë veprimeve dhe pash shume marrëveshjeve të cilat kanë rezultuar me mospërmbushje të premtimeve nga kryeministri Kurti, edhe partnerët tanë janë ngopur me këto çështje dhe tani po flasin direkt me ne”, ka thënë ish-diplomati, Blerim Canaj.

Kritika ka edhe politologu, Fidan Ukaj, që e fajëson kryesisht Kurtin.

“Sarrazin ka të drejtë një pjesë nga deklarimet e tij, se Kosova, duhet t’i dalin për zot politikave të saj po ashtu të dinë, të manovrojnë në arenën ndërkombëtare. Po e e citoj një thënie të presidentit të Kroacisë, i cili tha se në fillimet tona, ne nuk kishim miq por i bëmë e tani më Kroacia është pjesë e NATO-s dhe BE-së, kurse të Kosova kishte kritik se, Kosova kishte shumë miq por tani kjo miqësi po zbehet. E kjo krejt falë politikave kryeneqe të kryeministrit”, ka thënë Ukaj.

Gjermani përmes emisarit Sarrazin por edhe ambasadorit të saj në Prishtinë ka alarmuar se për shkak të mospërkushtimit të Kosovës për bashkëpunim rajonal, mund të mbes jashtë Procesit të Berlinit.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika