(VIDEO) Policia pajiset me vetura të blinduara e autoblinda

Policia e Kosovës ka njoftuar se është pajisur me automjete të reja të blinduara. Pamjet e këtyre automjeteve janë publikuar në rrjetet sociale.

Sipas njoftimit zyrtar, ky zhvillim është pjesë e një plani afatgjatë për të ngritur kapacitetet njerëzore dhe teknologjike të policisë.

Pamjet mund ti gjeni këtu.

Postimi i plotë:

Policia e Kosovës po fuqizohet edhe me pajisje policore shtesë

Prishtinë, më 3 tetor 2024

Policia e Kosovës (PK), në kuadër të planifikimeve afatgjate dhe objektivave të parapara strategjike, për ngritje të kapaciteteve të vazhdueshme të burimeve njerëzore dhe atyre logjistike e teknologjike, parasheh që përmes realizimit të trajnimeve policore, furnizimit me pajisje logjistike e teknologjike për njësi të ndryshme policore, të mundësohet kryerja e detyrave dhe autorizimeve policore në mënyrë sa më efikase dhe efektive në interes të qytetarëve dhe vendit.

Policia e Kosovës, që nga themelimi i saj e deri më sot konform zhvillimeve dhe nevojave policore, ka planifikuar edhe furnizimin me pajisje policore, përfshirë furnizimin me automjete, të cilat shërbejnë si mjete bazë për përmbushjen misionit të PK-së.

Përveç furnizimit me automjete të rregullta patrulluese, Policia e Kosovës konform procedurave të parapara ligjore tani është furnizuar edhe me disa automjete policore të blinduara dhe disa autoblinda, të cilat shërbejnë për nevojat e Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës, do të vazhdojë planifikimet e saj për ngritje të kapaciteteve të burimeve njerëzore, logjistike e të teknologjisë, me qëllim që në mënyrë sa më profesionale të përmbushë me sukses misionin dhe vizionin e sajë në ofrimin e sigurisë dhe ruajtjes së rendit kushtetues.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” vjen me ofertë deri në 50 %...

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë po vjen me edicionin e dytë me radhë, andaj një festë e madhe po përgatitet për të...

Osmani: Protesta e 1 Tetorit ndryshoi rrjedhën e historisë dhe...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se protesta e 1 Tetorit 1997 ishte moment kyç në historinë e lëvizjes së rezistencës në Kosovë. Osmani...

Rutte merr udhëheqjen e NATO-s, e shpall Ukrainën prioritet kryesor

Mark Rutte, ish-kryeministër i Holandës, është emëruar Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s, duke zëvendësuar Jens Stoltenberg, i cili udhëhoqi Aleancën për një...

Të fundit nga rubrika