Punëtorët e arsimit të Komunës së Vitisë kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës, pasi kjo e fundit nuk ua ekzekutoi pagat e muajit shtator.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, në emisionin “Rreth e Rrotull”, tha se pyetja se pse nuk u ekzekutuan pagat duhet të jetë për Ministrin e Financave dhe përgjegjësit tjerë.
“Pyetja se pse nuk u paguan mëimdhënësit, në Viti duhet drejtuar Ministrit të Financave, e atyre që janë përgjegjës, buxheti për vitin 2024 është i miratuar, kuvendi komunal në Viti ka miratuar buxhetin 2024 në vjeshtë të vitit 2023, aty kanë qenë pagat e planifikuara,” tha Haliti.
Haliti thotë se komuna e Vitisë e ka pritur ekzekutimin e pagave për shkak se ligji mbi buxhetin 2024 e garanton këtë.
“Kur jam thirrur nga sektori i thesareve dhe më është japur afat 1 orë për të bërë transfer të mjeteve, nuk kam pranuar pasi nuk është legale të bëhet ashtu,” deklaroi Haliti.
E për deklaratën e kryetarit të Vitisë, replikë pati nga zëvendësministri i MASHT-it, Arsim Ademi, i cili tha se deklarata e Halitit se është thirrur nga sektori i thesareve, është e pavërtetë.
“Ju keni manipuluar me mësimdhënësit, keni dhënë deklarata të pavërteta,” i replikoi Ademi, kryetarit Haliti.
“Unë kam reaguar si kryetar i qendrës së lëvizjes. Nga LVV ne kemi diskutuar këtë punë qysh kur janë paraqitur pasqyrat financiare për periudhën janar-qershor 2024, pse e kemi ditur se nga buxheti që është i paraparë për paga dhe shtesa qysh atëherë është parë që prej 9.6 milionëve sa kanë qenë në këtë buxhet, 7.5 janë harxhuar,” tha Ademi.
Intervista e plotë: