Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka bërë një gjest paksa ironik karshi pushtetit në Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve dhe mjeteve mësimore.
Gjatë seancës, Haxhiu i dorëzoi një “mirënjohje” modeste ish-ministrit të Arsimit, Enver Hoxhaj, duke vlerësuar nisjen e shpërndarjes falas të teksteve shkollore nga ana e tij.
Haxhiu e shfrytëzoi këtë gjest për tua kujtuar deputetëve të shumicës se Hoxhaj ishte ai që e filloi për herë të parë këtë proces të rëndësishëm për arsimimin në vend, dhe se është e padrejtë të anashkalohet kontributi i tij.
Mirënjohja e dorëzuar, ishte për të kritikuar edhe mënyrën se si po zhvillohet procesi aktual nga Qeveria Kurti gjatë dy viteve të fundit.