Intervista e fundit e kryeministrit Albin Kurti për agjencinë botërore të lajmeve, Associated Press, ku ndër të tjera thotë se fitorja e Rusisë në Ukrainë do ta trimëronte Serbinë, është vetëm njëra ndër shumë deklaratat ku flet për gjeopolitikën dhe zhvillimet botërore, duke i ndërlidhur me rajonin.
Lufta në Ukrainë, kriza në lindje të mesme dhe shumë zhvillime botërore, sipas ekspertëve të gjeopolitikës, kanë bërë që ndërkombëtarët të mos e kenë fare vëmendjen të Kosova.
Gazetari dhe analisti, Ben Andoni vlerëson se këtë fakt e ka kuptuar Kryeministri.
“Në këtë moment çështja e Kosovës është tretësore dhe këtë z. Kurti e ka kuptuar shumë mirë, pa çka deklaratave të tij që po e shfrytëzon shumë mirë për diskursin e vet të brendshëm, dhe sidomos për politikën elektorale që i duhet për zgjedhjet e 9 shkurtit”, ka thënë Andoni.
Andoni thotë largimi i vëmendjes nuk ka ndodhur vetëm për fajin e Kosovës, ndonëse vlerëson se politika kosovare i ka lëshuar disa momentume të mira.
Sipas tij, aktualisht faktorit ndërkombëtar i intereson ta ruajë status-quon në raportet Kosovë-Serbi.
Qëndrim të përafërt ka edhe ish-diplomati, Blerim Canaj.
“Jemi shtet i vogël të ju tregojnë ndërkombëtarëve që …..”, ka thënë Canaj.
Sipas ish-zëvendës ambasadorit në Gjermani, prania e Kurtit në mediat ndërkombëtare më shumë se në ato vendore, dhe deklaratat për problemet ndërkombëtare, po vlerësohen strategji për t’iu shmangur diskutimeve për qeverisjen e brendshme.