Moti i keq shkakton përmbytje në disa qytete të Shqipërisë

Moti i keq ka shkaktuar përmbytje dhe probleme të shumta në Shqipëri, veçanërisht në qytete si Vlora, Lushnje, Lezhë dhe Durrës.

Moti i keq ka përfshirë sot thuajse të gjithë territorin e Shqipërisë, duke shkaktuar problematika të shumta në disa qytete.

Vlora ishte qyteti i fundit i prekur nga stuhia, ku reshjet e dendura shkaktuan përmbytje dhe niveli i ujit arriti deri në 20-30 cm, dhe në disa zona, madje deri në 50 cm.

Problemet më të mëdha u evidentuan në lagjen Rilindja, zonën e bibliotekës së qytetit dhe në Skelë, ku shumë banesa dhe biznese u përmbytën. Si pasojë e stuhisë, i gjithë qyteti i Vlorës mbeti pa energji elektrike.

Stuhia solli gjithashtu probleme në Lushnje, ku niveli i ujit në rrugë kaloi 40 centimetra, duke bllokuar shumë mjete në rrugë për shkak të përmbytjeve. Në Lezhë, Stacioni Meteorologjik Ushtarak raportoi më shumë se 45 milimetra shi, me probleme të evidentuara në lagjen 11 Janari, ku pati gjithashtu përmbytje.

Edhe në Shkodër situata ishte më e lehtë, pasi stuhia zgjati rreth 20 minuta, megjithatë, uji vërshoi rrugët e Bulqizës. Në Durrës, reshjet e dendura të shiut shkaktuan probleme në shumë prej rrugëve, duke vështirësuar qarkullimin e kalimtarëve dhe automjeteve. Moti i keq gjithashtu vazhdon të mbajë të pezulluar aktivitetin e flotës së peshkimit.

Policia e Shtetit ka ripërsëritur apelimin për shoferët dhe këmbësorët që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjeve të tyre, sidomos gjatë fundjavës.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” vjen me ofertë deri në 50 %...

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë po vjen me edicionin e dytë me radhë, andaj një festë e madhe po përgatitet për të...

Osmani: Protesta e 1 Tetorit ndryshoi rrjedhën e historisë dhe...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se protesta e 1 Tetorit 1997 ishte moment kyç në historinë e lëvizjes së rezistencës në Kosovë. Osmani...

Rutte merr udhëheqjen e NATO-s, e shpall Ukrainën prioritet kryesor

Mark Rutte, ish-kryeministër i Holandës, është emëruar Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s, duke zëvendësuar Jens Stoltenberg, i cili udhëhoqi Aleancën për një...

Të fundit nga rubrika