Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur solidaritetin e saj dhe të popullit të Kosovës me qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës pas përmbytjeve të fundit që kanë shkaktuar humbje të jetëve dhe dëme të mëdha materiale.
Në një postim në platformën X (ish-Twitter), Osmani ka ofruar mbështetje dhe ndihmë për popullin e Bosnjës në këto kohë të vështira.
“Zemrat tona janë me familjet në Bosnje dhe Hercegovinë që janë të pikëlluar për humbjen e njerëzve të dashur pas përmbytjeve shkatërruese. Populli i Republikës së Kosovës qëndron krah për krah me popullin e Bosnjës dhe Hercegovinës në këto kohë të vështira dhe ne jemi të gatshëm të ofrojmë çdo ndihmë të nevojshme”, ka shkruar Osmani