Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua është dërguar për tretman mjekësor dhe aty ka ndërruar jetë në Shtërpcë.
Trupi i saj është dërguar për obduksion.
“Është raportuar se viktima femër kosovare është dërguar për tretman mjekësor ku dhe ka ndërruar jetë, vdekjen e së cilës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, ka njoftuar Policia.